Për herë të parë në histori një grua kampione, 25-vjeçarja që “shigjeton” më mirë se burrat

156
Për të parën herë në histori një grua ka mundur një burrë në kampionatin botëror të lojës me shigjeta. Fallon Sheerrcok, 25 vjeç, falë aftësive të saj dhe pas mbështetjes së pakushtëzuar të publikut, arriti të mposhtë Ted Evetts.
Përballë rivalëve të shumtë burra, Fallon tregoi se historia ishte në anën e saj. “Jam vërtetë e lumtur që kam arritur të bëj diçka për shigjetat e grave. Kam arritur të vërtetoj që mund të luajmë të barabarta përballë burrave, por edhe t’i mundim ata. E kam dashur çdo minutë të ndeshjes sime”, ka deklaruar Sherrock pas ndeshjes.
Megjithëse Sherrock arriti të vërtetojë se një grua mund të jetë më e mirë se burrat, trajtimi ndaj saj nuk është i njëjti. Paratë e çmimit si dhe publiciteti për gratë janë shumë më pak sesa për burrat, të cilët janë rregullisht në televizione në Britani, Hollandë dhe gjetkë.