Si duket një shkencëtar? Fëmijët po vizatojnë gratë më shumë se kurrë

46

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxënësve nga mosha 5 deri në 18 vjec u është kërkuar prej vitesh të vizatojnë një shkencëtar. Në skicën e kërkuar, prej 5 dekadash përqindja e një shkencëtare grua është rritur ndjeshëm. Ky është një profesion I cili është dominuar historikisht nga burrat.
Në vitet 1960-1970 rreth 1% e nxënësve i mendonin shkenctarët gra. Ndërsa në vitin 2016 përqindja ishte përafërsisht 34%. Fotot e fëmijëve u bënë virale menjëherë dhe filluan disa studime të reja që lidhen me këtë fenomen. Shpjegimi I parë që erdhi si pasojë e kësaj rritje të ndjeshme, përkonte me rritjen e titujve të grave në katedrat shkencore.
Fenomeni në mënyrën se si fëmijët i perceptojnë shkencëtarët krahasohen me një rritje në numrin aktual të shkencëtarëve femra. Përafërsisht në të njëjtën periudhë kohore – nga viti 1960 deri në vitin 2013 – përqindja e femrave që mbanin tituj shkencorë u rrit nga 28% në 49% në biologji, nga 8% në 35% në kimi dhe nga 3% në 11% në fizikë dhe astronomi .