Nuset-fëmijë, ndryshon mosha e martesës në Pakistan

325

Zhvillime të rëndësishme në Pakistan mbi martesat e hershme që ende sot, detyrojnë vajza të vogla të martohen me burra të rritur. Javën e kaluar Senati miratoi një ligj që parashikon që mosha e lejuar për martesë duhet të jetë 18 vjeç. Propozimi i këtij ligji të ri u bë 3 muaj më parë por vetëm ditët e fundit mori aprovimin e Senatit. Tashmë i takon Asamblesë Kombëtare që të vendosë për te ndryshuar moshën e martesës nga 16 në 8 vjeç.
Por ekziston frika se ligji mund të mos marrë votat e nevojshme për shkak të kundërshtimit nga opozita islamike. Sipas kësaj të fundit, ligji i ri bie në kundërshtim me atë çfarë thuhet në Kuran, sipas të cilit martesa lejohet në moshë e pubertetit.
Reforma u propozua nga senatorja Sherry Rehman pikërisht për të shpëtuar vajzat e vogla nga shfrytëzimi dhe për të reduktuar praktikën e trishtë të martesave të hershme në sintoni me vende si Egji[ti, Banglaesh dhe Turqia. Ligji i ri parashikon 3 vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë rupie (rreth 600 euro) për shkelësi.
Sipas UNICEF, rreth 21 % e vajzave në Pakistan janë nuse-fëmijë, që detyrohen të braktisin shkollën për tu bërë bashkëshorte dhe më pas nëna. 3 % e tyre martohen përpara moshës 15 vjeç. Jo më kot, Pakistani është në vend të 6-të mes vendeve që kanë numrin më të lartë të nuseve-fëmijë (rreth 2 milionë).