‘No shave November’ jo vetëm për burrat. Vajzat mund të kenë mustaqe dhe kjo është normale

42

Kompania e brisqeve Billie ka lancuar një fushatë për të rritur vetëvlerësimin e vajzave që kanë qime në fytyrë. Synimi i fushatës është  ndryshimi i mendimit rreth qimeve në trupin e një vajze apo gruaje.

Për ne, mustaqet e femrave janë një çështje që duhen diskutuar. Ne të gjitha i kemi, në forma të ndryshme, por askush nuk flet për to, përveçse në rastet kur në mënyrë diskrete ne zgjedhim ti heqim”,- ka thënë për Daily Mail Gergina Gooley, themeluese e Billie Co.

Në reklamën e fushatës shihen vajza dhe gra të cilat me krenari rregullojnë qimet sipër buzëve të tyre përpara kameras.

Nëntori jo më kot është përzgjedhur si muaji lançues i kësaj fushate. Ky muaj është “ No shave November”, muaj i cili zakonisht u kushtohet meshkujve që rrisin mustaqet e tyre për të ngritur vetëdijen për shëndetin e burrave.

Bota mund të mos e dijë që ne i kemi ato, sepse mundohemi shumë që asnjë të mos i shohë”,- vazhdon më tej reklama në të cilën duken vajza e gra që përdorin produkte të ndryshme depilimi si dyll,shirita apo brisqe.