Një vajzë beqare e fortë në mes të një shoqërie të dobët!

290

 

Vajzat beqare ende shikohen me keqardhje (gjynah) nga shoqëria jonë. Dhe si pasojë e këtij fenomeni, shumë gra qëndrojnë në marrëdhënie toksike në të cilat nuk ndihen të lumtura, sepse nuk duan të paragjykohen nga të tjerët. Por nga ana tjetër ekziston një përceptim krejt ndryshe që bën së bashku një numër të konsiderueshme vajzash: Vajzat që vendosin të qëndrojnë vetëm dhe të mos bëjnë kompromise për lumturinë e tyre.
Më poshtë do të listoj disa karakteristika të Vajzave të Forta ose atyre që shumë lehtësisht konsiderohen “Bitch”, por që lirisht mund të ndihen të plota dhe të zhveshura nga komplekset. Komplekse që na e dikton një shoqëri në të cilën nuk ndihemi të lumtur dhe të gjithë ankohemi.

  1. Vajzat e forta janë gjithmonë prioritet, kurrë një opsion!
    Një grua në ditët e sotme e di se si ta shijojë rehatinë e saj, në vend që t’i kushtojë kohën një burri që nuk e meriton. Ajo e di se duhet të jetë gjithmonë përparësia e burrit të saj dhe kurrë opsioni. Ajo nuk është e kënaqur me një njeri që e trajton mirë vetëm kur dëshiron të marrë diçka prej saj sepse kjo nuk e bën atë të ndjehet e dashur, e mbrojtur dhe e pasur emocionalisht.
  2. Vajzat e forta preferojnë të fokusohen në promovimin e vetes së tyre.
    E dhimbshme por e vërtetë, një grua mund të vendosë të mbetet beqare për një periudhë kohe, veçanërisht nëse duhet të përqendrohet tek vetja dhe të përmirësojë kushtet e saj. Së pari dhe më e rëndësishmja, ajo vlerëson rritjen e saj personale dhe suksesi i saj në punë është një pjesë shumë e rëndësishme e asaj rritje sot. Kështu që angazhimi për të fituar një diplomë ose rritje në detyrë është një nga arsyet pse gratë e forta nganjëherë heqin dorë nga marrëdhënia.
  3. Një vajzë e fortë e refuzon të jetë më një mashkull që nuk e lejon atë të jetë vetvetja.
    Në ditët e sotme frymëzimi është një luks, ndaj dhe shoqërimi më njerëz që të demotivojnë është një barrë që këto vajza kanë vendosur të mos e mbajnë.
  4. Një vajzë e fortë e kundërshton rreptësisht kohën në një shoqëri të keqje!
    Më mirë Netfix dhe karboidrate në shtëpi, sesa obligimet e detyruara ndaj një mashkulli që nuk të vlerëson dhe të kthen në funksionin e tij.
  5. Por një vajzë e fortë zgjedh të zgjohet vetëm, dhe jo krahë të një të panjohuri.
    Nuk është frikë dhe vetmi të zgjohesh vetëm, vetmi është të zgjohesh në krahë të dikujt që tashmë jeni kthyer të huaj. Horizontet tuaja nuk përputhen më. Mungesa e respektit në këtë formë fillon që herët në mëngjes teksa zgjohesh.
  6. Një vajzë e tillë nuk e lejon vetën të kthehet në një objekt!
    Një grua e pavarur nuk pranon shoqërinë enjë djali që e trajton si një pronë të tijën në të cilën ka kontroll absolut.
  7. Një grua ka nevojë të rri me dikë që mund “të qajë dy halle”!
    Ajo nuk është e interesuar të ketë një njeri rreth saj i cili është vetëm fizikisht i pranishëm në diskutimet e tyre, por që e injoron atë, duke menduar se ajo që thotë është nuk ka vlerë. Një burrë që nuk respekton idetë, mendimet dhe qëndrimet e saj, i cili gjithmonë përpiqet të ndryshojë mendimin për atë që është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, dhe me të cilin është e pamundur të zhvillosh një bisedë konstruktive. Ky burrë nuk duhet të jetë më rreth e rrotull!
  8. Një grua e fortë e shijon faktin që është beqare!
    Ajo e di që mund të mbështetet tek vetja e saj, sepse kaq Të jesh beqare për një grua të fortë nuk do të thotë të ndjehesh e vetmuar ose e dëshpëruar, por të jesh në gjendje të kesh më shumë kohë për t’i kushtuar vetes, miqve, për të udhëtuar dhe për tu rritur personalisht. Ajo e do pavarësinë e saj, kjo është super fuqia e Bitch-it të fortë!
  9. Një grua e fortë ka nevojë për frymëzim dhe përkushtim!
    Të jesh e fortë nuk të bën pandjenja, përkundrazi të bën të vlerësosh ndjenjat. T’i ndash ndjenjat toksike dhe ato të sinqertat. Nje grua e fortë është gjithmonë në dietë nga toksinat.
  10. Një grua e fortë meriton një burrë të fortë!
    Edhe një grua e tillë ka momentet e saj të dobëta dhe kur vendos të ndajë jetën e saj me dikë, domosdoshmëria për një burrë që di të lexojë mes rreshtave – kur forca e saj mbizotëron edhe pse ndihet e thyer brenda . Një burrë që është mjaft i guximshëm për ta dashur për atë që është, me të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të saj, dhe që nuk i frikësohet sukseseve të saj, por përkundrazi e frymëzon që të jetë një version më i mirë i vetvetes, do të fitojë pozicionin e lakmuar përkrah saj, si burri i një gruaje të fortë që nuk i trembet lojrave që sjell fati e rastësia./ i.d