Një grua e vërtetë ka strija, celulit dhe e do veten ashtu si është!

36

Robbie Tripp quhet burri i cili përmes një shkrimi në Instagram u ka dhënë një mësim të mirë të gjithë burrave dhe duhet thënë se ka fituar përkrahjen e shumë grave me këtë deklaratë.

Zakonisht burrat pretendojnë shumë kur vjen puna tek pamja fizike e të dashurës së tyre. Ata duan të kenë në krahë një vajzë të bukur, me forma fizike gati perfekte e që ndonjëherë edhe të mburren në publik se ata kanë “të dashurën më të bukur në botë” dhe ajo “është e tyre”.

Robbie ka postuar një foto të tijën dhe të dashurës së tij “topolake” duke u përqafuar në bregdet dhe përmes saj i ka dedikuar këto fjalë: “E dashuroj këtë grua dhe trupin e saj të mbushur. Si një adoleshent, tallesha shpeshherë nga miqtë e mi sepse më pëlqenin shumë vajzat e mbushura apo të shkurtra, që dikush i quante “topoloke” apo madje edhe “të shëndosha”.

Më vonë kur unë u rrita dhe u bërra burrë dhe fillova ta edukoja veten time me feminizmin  dhe se si media marxhinalizon gratë duke portretizuar  një standart shumë specifik të bukurisë femërore , kuptova se sa burra janë mashtruar nga kjo gjë. Për mua nuk ka asgjë më seksi se kjo grua në foto, kofshë të trasha, të pasme të mëdha, e këndshme nga të gjitha anët etj.

Format dhe përmasat e saj ndoshta nuk do të ishin të duhurat për kopertinën e “Cosmopolitan”, por janë të duhurat në jetën dhe në zemrën time. Nuk ka gjë më seksi për mua se një grua që është njëkohësisht e mbushur dhe ka besim në vetvete; kjo grua e mrekullueshme me të cilën unë jam martuar e mbush çdo inch të xhinseve të saj  dhe vazhdon të mbetet më e bukura.

Djema mendojeni edhe njëherë atë çfarë shoqëria ju ka thënë se duhet të dëshironi. Një grua e vërtetë nuk është një pornostar, një manekin bikinish apo personazh filmi. Ajo është reale. Ka strija të bukura në ije dhe gropëza të vogla të lezetshme në të pasme. Vajza, kurrë mos e mashtroni veten duke menduar se duhet të ushtroheni apo të keni forma të caktuara që të tjerët t’u duan dhe vlerësojnë. Aty jashtë do të jetë një djalë që do t’ju dojë pikërisht për atë që jeni, dikush që do t’ju dashurojë siç duan unë Sarën.”