Gjëja e parë që mbaj mend nga fëmijëria, është diçka e dhunshme. Isha katër vjeç kur nëna ime, zakonisht shumë e butë, më dha një shuplakë fytyrës. Pse? Sepse duke imituar tim atë në mënyrën se si lutej, në vend që të kthehesha me fytyrë nga Meka, isha kthyer drejt vëlliat tim gjashtë vjeçar, Aliut. Unë mendoja që ai ishte Zoti vetë. Nga ta dija që nuk ishte ashtu? Edhe pas tridhjetë e dy vjetësh, e mbaj mend djegien e asaj shuplake dhe zgjimin e disa pyetjeve: Nëse vëllai im nuk ishte Zot, pse trajtohej sikur të ishte i tillë?
Ajo që nëna ime druante më fort se çdo gjë, u bë realitet kur im atë mori një grua tjetër, më të re, me qëllim që të bënte djemtë e dëshiruar me aq zjarr. Gruaja tjetër lindi tre djem, të gjithë të vdekur, e kështu ai e ndau. Më në fund, me gruan e katërt bëri shumë djem, por vëlli im i madh, quhej i pari i fëmijëve e për këtë arsye kishte pushtet të pakufijshëm.
Ashtu si motrat e tjera edhe unë hiqesha sikur e adhuroja tim vëlla, por në të vërtetë e urreja, me atë urrjetje që mund të kultivojnë vetëm shpirtrat e shtypur.
(Fragment nga libri “Princesha” i Jean Sasson)