Teksa hedh hapat nëpër rrugët e disa fshatrave të Shqipërisë të duket sikur koha ka ndalur. Edhe pse ndokund asfalti ka fshehur rrugët me baltë, varfëria e mentaliteti janë të njëjtë si para shumë vitesh.
Njëlloj si prapambetja për shkak të vështirësive ekonomike, edhe barra e rëndë e të qënit grua nuk ka ndryshuar.
Megjithatë, krahas realitetit që shpesh tregon mentalitet të prapambetur, gratë shqiptare vijojnë të tregojnë forcën fizike që nuk ndryshon nga ajo e burrave kur bëhet fjalë për ndarjen e punëve në fshat.
Fotografia e mëposhtme është realizuar para pak ditësh nga Ermal Hallaçi në fshatin Shishtavec të Kukësit. Qyetet që njihet për nivelin e lartë të varfërisë dhe mentalitetin e prapambetur që vijon të diskriminojë gratë e vajzat.
Fotografia nga Ermal Hallaçi