Nëna 98-vjeçare shkon të kujdeset për djalin e saj 80 vjeç

30

Nuk ka asgjë më të fuqishme se sa dashuria e nënës me fëmijën, pavarësisht moshës, dhe kjo histori është shembulli më i mirë se sa e fortë është realisht kjo lidhje. 95 vjeçarja Ada Keating ka shkuar në shtëpinë e djalit të saj të madh , 80 vjeçarit Tom, në Mos View në Liverpool vetëm për tu përkujdesur për të.

Ajo dhe burri i saj Harry kanë 4 fëmijë, Tom, Barbara, Margi dhe Janet e cila humbi jetën në moshën 13 vjeçare. Përpara se të dilte në pension, Tom punonte si piktor dhe dekorues në kompaninë HE Simm. Vitin që kaloi ai shkoi të jetonte në Moss View dhe kishte nevojë për më shumë mbështetje.

Mamaja e e tij Ada menjëherë shkoi ti jepte mbështetjen për të cilën djali i saj kishte nevojë dhe sot janë të pandashëm dhe e shijojnë shumë kohën që kalojnë bashkë. Më së shumti ata luajnë lojra dhe shohin seriale. Ada e cila me profesion është infermiere thotë se të shkojë në dhomën e djalit të saj për t’i thënë “natën e mirë” është gjëja që e mbush plot dashuri, ndërkohë që Tom shprehet se është i ngazëllyer për faktin se nëna e tij akoma kujdeset për të edhe pas shumë vitesh.