Meghan Markle, gruaja me kurorë mbretërore që rrëzoi mitin e princeshës

68

Nga Monica Hesse, kolumniste që shkruan për gjininë dhe ndikimet e saj në shoqëri.

Vështroni gratë amerikane. Një pjesë e mirë e tyre mbështesin realisht vendimin e Meghan Markle për tu shkëputur nga familja mbretërore. Raste të tilla Brexit-i janë mbështetur edhe kohë më parë. Kur princeshë Diana dhe princ Çarli u divorcuan i gjithë opinioni publik mbështeste princeshën e madje kur Dianës i hoqën titullin mbretëror zemërimi i njerëzve arriti deri në atë pikë sa filluan protestat.

Gjatë martesës së tyre, bashkëshorti i saj gjithë kohën ja dedikoi një tjetër gruaje dhe konvertimi i titullit nga princesha e Uells-it në Diana Spencer ishte një fyerje më tepër. Le të shohim Hirushen apo Bukuroshen e Fjetur. Bota e tyre funksiononte në këtë mënyrë: ti pastroje shtëpinë për familjarët e tu derisa shfaqej dikush që të largonte nga errësira dhe të vendoste kurorën. Pra, çfarëdo që të bësh, Diana, mos hiq dorë kurrë nga kurora.

Jeta e një princeshe ka qënë gjithmonë jeta e një gruaje të mbajtur “peng” brenda një pallati të bukur duke mos patur mundësi për të punuar e për të fituar vetë të ardhura apo për të shprehur mendimet e veta.

Sot Meghan po bën krejt të kundërtën, po mban bashkëshortin e saj dhe po braktis titullin Dukesha e Sussex-it. Ky është progres.

“Jeta e një princeshe nuk është thjesht të jesh pjesë e mbretërisë apo të mbash një titull, ajo lidhet edhe me braktisjen e asaj vajzës së lirë, për të qënë përherë nën varësinë e të tjerëve”, shprehet Marjorie Williams, shkrimtare.

Kjo varësi përfshin ushqimet e zgjedhura dhe të kontrolluara, veshjet e ndryshme, kushtet luksoze të akomodimit gjatë udhëtimeve, sjelljet në eventet e ndryshme të mbajtura në emrin e saj të gjitha këto të caktuara nga stafi i princeshës. Kjo të jep gjithmonë siguri por ka në brendësi dhe sensin e detyrimit. Je e detyruar të frymëzosh njerëzit dhe të shndërrohesh në një bamirëse.

Por Meghan pati mjaft arsye për të marrë vendimin e saj. Mediat britanike vazhdimisht botonin thashetheme ku perflitej për mosmarrëveshje në familjen mbretërore midis Meghan dhe Kate, William dhe Harry. Edhe pas lindjes se foshnjës Meghan nuk e paraqiti fëmijën menjëherë në publik, veprim ky që u kritikua. Meghan u kritikua edhe për kilogramët e tepërt që dalloheshin në trupin e saj pas shtatzanisë. Ajo u akuzua për një ndikim të fortë mbi princin edhe pse ndikimi i saj mbi Harryn lidhej me inkurajimin e tij për tu bërë një baba aktiv dhe për të ngrënë avokado.

Ndaj për të gjitha këto, Meghan u tërhoq nga kjo mënyrë të jetuari duke marrë me vete dhe bashkëshortin e saj. Mesazhi që ajo i dha botës është se liria dhe zëri i saj vlejnë shumë më tepër se siguria dhe madhështia, jeta e një princeshe është një mankth i vërtetë.

“E kam përjetuar përrallën e Meghan dhe dua të them se qetësia e munguar, buzëqeshjet, mbyllja e vetes brenda një “kafazi” të paracaktuar për hir të titullit princeshë ta shpifin. Nuk kam përse të merrem me to. Askush nuk duhet të merret. Ky është progres. Ajo do ja blejë vetë vetes atë dreq kurore”, shprehet Monica Hesse.