Maestro në shah, njihuni me gruan më të aftë të të gjitha kohërave

90
Në mesin e njerëzve më të aftë në planet në lojën e shahut është edhe emri i një gruaje. Bëhet fjalë për 52-vjeçaren hungareze, Judit Polgar. Hungarezja konsiderohet si gruaja më e fortë në shah e të gjitha kohërave.
Prej shtatorit të vitit 2015 gruaja gjeniale nuk është më aktive në këtë lojë. Hungarezja është nënë e dy fëmijëve Hana dhe Oliver.
Judit u vlerësua si gruaja më e mirë në këtë lojë kur ishte vetëm 15 vjeçe dhe e ruan ende këtë rekord edhe pse nuk është aktive në shah.
Ajo nuk shihet vetëm si pionere për gratë, por gjithashtu cilësohet si një nga shahisët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë.
Në vitin 2002 ajo mposhti kampionin mbretëror botëror, Garry Kasparov duke vijuar te pushtojë 10 kampionate botërore.