Kur i gjithë fshati shikonte me dylbi çarçafin e virgjërisë

92

Në disa fshatra të Shqipërisë, ndershëmëria e një vajze testohej sapo martohej. Një çarçaf që i ekspozohej të gjithë fshatit, përmes njollës së gjakut provonte që nusja është e mirë.

 

 

 

Kjo traditë shqiptare diskriminuese ndaj grave preket edhe në filmin “Gjoleka, djali i Abazit”. Një vajzë adoleshente bëhet nuse, ajo është Samanta Karavella. Edhe pse adoleshente, që ka dëshirë të luajë me djaloshin Gjolekë, e gjithë fshati merr dylbitë për të vëzhguar çarçafin që provon virgjërinë e saj.

I mahnitur me bukurinë e nuses Gjoleka trishtohet kur shikon në tel, carcafin e gjakosur. Sytë i shkëlqejnë kur shikon që Samanta po fshinte rrugën.

Ajo ishte gjallë.“Si të quajnë?”, e pyet ajo Gjolekën. Djaloshi i përgjigjet: -Gjolekë. -Kujtova se të kishin therur.

Çfarë trajton filmi?

Ngjarjet zhvillohen në një fshat të vogël në Shqipëri rreth viteve 30′. Ky vend i izoluar dhe i dominuar nga patriarkalizmi, me të cilen rritet dhe djali i Abazit.

Serveti, një ish-banor i fshatit kthehet në fshat mbas emigracionit në Amerikë, duke sjellë me vete një frymë dhe mentalitet të ri, që shërbeu dhe për Gjolekën e vogël 10 vjeçar si një frymëzim.

Gjoleka, djali i Abazit rritet mes ideve të të atit dhe ato të kumbarit të tij Servetit.

Gjoleka simbolizon gjeneratat e reja që rriten në realitetin e vështirë që ofrojnë vendet e pazhvilluara.

Filmi me një realizëm të thellë tregon raportet njerëzore, dashurinë , urretjen, dhe pamundësine për t’u integruar në një botë tjetër, duke ndërtuar kështu një autopsi të shoqërive të çuditshme në të cilat nganjëherë bëjmë pjesë të gjithë.