Kur e gjithë bota ka sytë nga Messi, ju njohim me gruan që fitoi “Topin e artë”

14
PARIS, FRANCE - JUNE 28: Megan Rapinoe of the USA celebrates after scoring her team's second goal during the 2019 FIFA Women's World Cup France Quarter Final match between France and USA at Parc des Princes on June 28, 2019 in Paris, France. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Mbarë bota sportive po diskuton triumfin e Lionel Mesit. Ylli argjentinas ngjitet në çatinë e botës për herën e 6-të, duke u bërë futbollisti me më shumë “Topa të Artë” të fituar në historinë e futbollit.

Por në mesin e triumfatorëve burra është edhe një grua. Futbollistja më e mirë në botë është shpallur Megan Rapinoe. 34-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rendit e para duke u bërë kështu fituese e trofeut “Topi i artë” për gra.

Viti i paharrueshëm i Rapinoe u përmbyll në mënyrën më të bukur të mundshme duke e kurorëzuar atë si gruan më të talentuar të këtij sporti, të konsideruar shpesh si mashkullor.

Rapinoe u shndërrua në një yll global gjatë ndeshjeve të saj për Kupën e Botës, ku ka luajtur nën ngjyrat e flamurit amerikan.
Roli i saj nuk është thjeshtë sportiv. Fituesja e “Topit të Artë” ka shfrytëzuar suksesin për të mbrojtur të drejtat e komunitetit LGBTQ si dhe ka folur për pagat e barabarta mes grave dhe burrave.
Ajo gjithashtu mori vëmendje të madhe pasi tha se do të refuzonte të vizitonte Shtëpinë e Bardhë nëse SHBA fitonte kupën e botës, duke iu bashkuar ekipit në revoltën kundër federatës që nuk po garanton paga të barbara.
Megan Rapinoe bëhet kështu e dyta grua në historinë e futbollit që fiton trofeun e rëndësishëm të “Topit të artë”.