Kundër pabarazisë gjinore, shkolla spanjolle u mëson djemve si të bëjnë punë shtëpie

11
Hekurosja, qepja dhe gatimi janë punë bazike që shumica e njerëzve i mësojnë në shtëpi. Por këto punë të domosdoshme shpesh janë konsideruar si detyrë e grave, ndaj dhe burrat kanë “mangësi” të theksuara në këtë drejtim.
Për të sheshuar diskriminimin, një shkollë spanjolle ka vendosur t’u mësojë djemve se si të hekurosin dhe gatuajnë. Bëhet fjalë për shkollën Montecastelo në Spanjë. Kjo shkollë ka një moto të rëndësishme kundër pabarazisë gjinore.
Nisma njihet me togfjalëshin “Barazia mësohet me veprime”. Kjo shkollë u hap në vitin 2018 në qytetin Vigo. Midis lëndëve të tjera në shkollë studentët mësojnë edhe për ekonominë familjare.
Në këtë shkollë djemtë mësojnë si të qepin, hekurosin apo gatuajnë. Ata gjithashtu marrin mësime në zdrukthtari, ndërtim por edhe pregatiten si elktricistë apo hidraulikë.