Ishin viktima të dhunës, bëhen sipërmarrëse, “Kuzhinieret luftarake” hapin një dyqan

42
Një ëndërr që fsheh pas saj shumë përpjekje dhe vuajtje, por tashmë është realitet. Këtë herë lotët janë prej gëzimit. “Kuzhinieret luftarake”, dy vite pasi ruajtën konservat e para ushqimore me etiketa kundër dhunës, më në fund kanë hapur një laborator kuzhine dhe një dyqan për të shitur ushqime të konservuara dhe ëmbëlsira.
Nicoletta Cosentino në të kaluarën ishte viktimë e dhunës në familje, pas shumë vuajtjesh arriti të dalë nga makthi dhe falë ndihmës nga qendra kundër dhunës ndaj grave fill të ëndërronte për të hapur një biznes.
Të gjitha ushqimet që gatuhen me duart e saj apo nga gratë e tjera, që kanë kaluar të njëjtën vuajtje si ajo, mbartin mesazhe kundër dhunës në paketimet e tyre.
“Ti vlen dhe je gjithmonë e lirë”,Kush të do nuk të kontrollon”,Pa frikë je më e bukur”, janë këto fjali disa nga mesazhet që përcjellin gratë përmes ushqimeve.
“Kuzhinieret luftarake”, është një ndërmarrje individuale por Nicoletta është ambicioze dhe shpreson që të rriten shumë më tepër. Ajo tragon se aktualisht produktet e tyre shiten në Palermo, por së shpejti tregu do të zgjerohet.