Gratë zëvendësojnë burrat në tabelat rrugore të Gjenevës

62

Qyteti i Gjenevës ka vendosur siluetën e një gruaje në tabelat rrugore për të rritur prezencën e tyre në hapësirat publike. Ky ndryshim është realizuar në gjysmën e qytetit në 500 tabela rrugore të cilat tregojnë kur dhe si duhet të kalojë rrugën një kalimtar. Siluetat janë një grua shtatzanë, një grua e moshuar, një grua me flokët e prera pas kokës dhe dy gra të kapura për dore.

“Kjo është një strategji për të promovuar barazinë gjinore dhe për të luftuar stereotipet. Hapësirat publike përgjithësisht janë projektuar nga burrat ndaj kjo është një mënyrë për të na dhënë edhe ne diçka të vogël nga këto hapësira, u shpreh kryetarja e Bashkisë Sandrine Salerno për televizionin publik zvicerian RTS.

Kjo nismë ka kushtuar plot 58.000 $ dhe financimi është kryer vetëm nga qyteti i Gjenevës. Ky qytet është i pari në Zvicër që realizon një iniciativë të tillë pasi edhe Zyrihu ndërmori një të tillë vitin e kaluar gjatë paradës së burrave gay.

Unioni i aktivistëve zvicerianë ditën Ndërkombëtare të Gruas ndryshoi edhe emrat e rrugëve që mbanin emra burrash me emra grash.