Gratë në Shqipëri fituan të drejtë vote në të njëjtin vit me amerikanet

27
Shteti në të cilin gratë kanë fituar të drejtë vote për herë të parë në të gjithë botën është Zelanda e Re. Gratë në Zelandë kanë votuar për herë të parë në vitin 1893.
Gratë shqiptare kanë fituar të drejtën e votës në vitin 1920, njëkohësisht me amerikanet.
Ndërsa vendi ku gratë kanë pasur dhe vijojnë të kenë më pak të drejta mbetet Arabia Saudite. Në Arabi gratë kanë fituar të drejtën e botës në vitin 2011.

Një nga momentet më të rëndësishme për të drejtat e grave është edhe rebelizmi i Emily Davidson.

Në 8 qershorin e vitit 1913 ajo dha jetën në kërkim të së drejtës që gratë të votonin. Me vdekjen “në krye të detyrës”, Emily u shndërrua automatikisht simboli i emancipimit të grave.

Martirja e votës së grave vdiq pasi vuajti 4 ditë nga plagët që mori nga goditjet e kafshës kur u hodh para këmbëve të kalit të Mbretit George V.

Besohet se Emily kishte si qëllim që të varte te kali një flamur që motivonte gratë dhe u bënte thirrje të luftonin për të drejtën e tyre, nuk mendohet të ketë tentuar vetëvrasje.

Megjithatë londinezja 42-vjeçare e shkolluar në Oxford, njihej për taktikat e saj ekstreme dhe të guximshme që bënë të arrestohej plot nëntë herë.