Gratë e mençura nuk jetojnë duke u ankuar por krijojnë ndryshime

294

Të ankohesh është një humbje kohe. Rreth moshës 40 vjeçare fillon të kuptosh se sa potencial ke brenda teje. Për këtë arsye ndjen se duhet të sillesh si një “shtrigë” e vërtetë. Shtrigat e mençura flasin të vërtetën me dhembshuri dhe nuk pajtohen me diçka që nuk e duan. Ka edhe burra të cilët shndërrohen në “shtriga”, burra të cilët janë të mençur, të dhembshur, ironikë dhe nuk kushtëzohen nga pushteti.

“Gratë shtriga” dinë të mbartin brenda vetes dhimbjen, janë kurajoze, i besojnë intuitës, meditojnë sipas mënyrës së tyre, mbrojnë si bisha të vërteta ato çka duan në jetë, ndjekin rrugën e tyre me zemër, dëgjojnë trupin e tyre, qeshin më tepër e madje edhe improvizojnë.

13 rregullat e këtyre grave:

  1. Gratë e mençura nuk ankohen por prodhojnë ndryshime.
  2. Janë kurajoze.
  3. I dashurojnë bimët.
  4. I besojnë intuitës së tyre dhe respektojnë intuitën e të tjerëve.
  5. Meditojnë çdo ditë dhe komunikojnë vazhdimisht me ekzistencën e tyre.
  6. Gratë e mençura mbrojnë me qëndrueshmëri atë çka është e rëndësishme për to.
  7. Ato zgjedhin rrugën e tyre duke dëgjuar zemrën.
  8. Thonë gjithmonë të vërtetën me dhembshuri.
  9. Dëgjojnë trupin e tyre.
  10. Gratë e mençura improvizojnë e u pëlqen të luajnë.
  11. Nuk lidhen kurrë pas dikujt në mënyrë të verbër apo ti përgjërohen dikujt.
  12. Ato qeshin gjithmonë sëbashku.
  13. Gratë e mençura çmojnë gjërat pozitive në jetë dhe i ndajnë ato me thjeshtësi.

Duhet të jesh grua e vërtetë, koherente me veten dhe të arrish ato që do të realizosh në jetën tënde të çmuar.

Përshtati në shqip, Emi Bibolli