“Gratë beqare dhe pa fëmijë janë më të shëndetshmet, e më të lumturat”

322

Kemi një lajm fantastik për të gjitha ato gra të cilat ndihen nën presion për të vrapuar drejt altarit apo për t’u bërë nëna. Studimet tregojnë se mund të ndihesh më e lumtur dhe të jetosh më gjatë pikërisht kështu siç je.

Gazeta Britanike “The Guardian” citon edhe njëherë profesorin e shkencës së sjelljeve Paul Dolan, i cili shprehet se njerëzit e martuar janë më të lumtur se çdo nëngrup tjetër i popullatës vetëm atëhere kur ata pyeten në praninë e partnerit sesa të lumtur ndihen.

Dolan është lektor në shkollën Londineze të Ekonomisë. Ai shton se sipas disa studimeve të kryera, gratë që nuk janë martuar kurrë ose nuk kanë lindur kurrë një fëmijë janë më të shëndetshmet e më të lumturat. Komentet e Dolan vijnë fill pas botimit të librit të tij “Të lumtur përgjithmonë nëse braktisni jetën perfekte”, i cili përmban një sërë studimesh të bazuara tek përgjigjet e njerëzve të ndryshëm në lidhje me nivelin e tyre të lumturisë. Pyetjet i’u drejtuan personave të martuar, atyre beqarë, të divorcuar dhe të ve.

Sipas Dolan, burrat nuk priren të rrezikojnë, fitojnë më tepër të ardhura në punë dhe jetojnë më gjatë kur janë të martuar. Ky është dhe një lloj përfitimi për ta ndërkohë që për gratë realiteti është krejt ndryshe. Ato pajtohen me këtë gjë duke e humbur kështu jetën e tyre më herët.

“Kur shohin një grua 40-vjeçare të pamartuar, njerëzit zakonisht shprehen: sa keq më vjen për të, mbase një ditë dhe ajo do të njohë një burrë i cili do t’ia ndryshojë jetën. Gabimi që këta njerëz bëjnë qëndron tek fakti se një burrë në jetën e saj do ta ndryshojë këtë grua për keq ndaj gratë e pamartuara dhe ato që kurrë nuk bëhen nëna gëzojnë një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur”.

Paul Dolan/ Përktheu në shqip Emi Bibolli