Francezët pushtojnë rrugët: 137 gra të vrara nga partnerët për vitin 2019

11
Qindra njerëz kanë protestuar këtë të shtunë në Paris kundër dhunës ndaj grave. Shifra alarmante e grave të vrara nga partnerët përgjatë një viti ka shtyrë francezët të pushtojnë rrugët.
Për vitin 2019 në Francë janë vrarë 137 gra, duke shënuar rritje në krahasim me dy vitet paraardhëse, ku në vitin 2018 janë vrarë 121 gra, e në 2017-n 109 gra.
Protestuesit kanë kërkuar që të merren masa urgjente për të ndryshuar buxhetin, i cili duhet të arrijë në shifrën 1.000 milionë Euro për të luftuar këto krime. “Kjo protestë reflekton një mobilizim të pazakontë të shoqërisë përsa i përket çështjes së dhunës seksuale dhe seksiste. Ne mendojmë se niveli i vetëdijes dhe vullneti për të vepruar po rriten thellësisht në shoqërinë franceze”, ka deklaruar Caroline De Haas.
Marshimi i udhëhequr nga të afërmit e viktimave të dhunës së bashkëshortëve mblodhi shumë studentë por edhe familje të paprekura nga kjo formë dhune si dhe shumë të moshuar.