Femrat në një shoqëri si kjo e jona më ngjajnë me një pre ku ujqërit( meshkujt) janë në luftë për ta pasur

26

Pse ne meshkujt i duam femrat si partnere , si të dashura po asnjëherë si motra apo bija. Femra në vetvete është qënie speciale. Zoti kur e krijoi, i fali asaj çdo tipar të bukur dhe duke qënë se prova e dytë ështē gjithmonë më e arrirë se e para, ai i dha femrës perfeksionin që la mangut te mashkulli.

Femrat në një shoqëri të egër e maskiliste si kjo e jona shpesh më ngjajnë me një pre ku ujqërit, hienat (meshkujt) janë në luftë për ta pasur. Dikush mundohet me takt, dikush me idiotësira, por qëllimi në fund është i njëjtë.

Ne, meshkujt duke njohur veten aq thellë, kemi frikë që motra apo bija jonë të dashurohet me një djalë tjetër. Jo frikë nga dashuria, por nga meshkujt tjerë. Sepse diçka është e pamohueshme në këtë botë që femrat janë secila mrekulli në vete, ndërsa ne meshkujt fotokopje të njëri tjetrit por me ngjyrë letre të ndryshme. Kam qënë dhe unë një nga ato që thoja se kur të bëhem me fëmijë do doja djalë, ama sot do isha tepër i lumtur nëse do ishte vajzë. Kjo do ishte sfida ime më e madhe, edukimi i saj në këtë botë të egër.

Liridon Mulaj