Erleta Shala, oficerja e parë shqiptare e ushtrisë së Zvicrës

82

Erleta Shala ka lindur në Prizren ehe kur ishte vetëm 9 muajshe udhëtoi drejt Zvicrës së bashku me familjen e saj. Ajo adhuron sportin, sidomos notin. Dëgjon muzikë rock. Qëllimi i saj në jetë: Familjen ta kem të lumtur dhe shëndosh.

Oficerja zvicerane me rrënjë shqiptare, Erleta Shala, ëndërronte gjithmonë të bëhej një ditë ushtarake e aftë. Këtë ëndërr e bëri realitet në moshën 20-vjeçare.

Në një intervistë të para disa kohëve ajo deklaronte se se nuk është aspak lehtë për një grua që të gradohet oficere në ushtrinë zvicerane.

Në ushtrinë zvicerane nuk e shikojnë se çfarë origjine ke, sepse ti je shtetase zvicerane, nëse sherben për ushtrinë zvicerane. Por për mua do të thotë shumë, sepse kam dëshirë të shohin kontributin tonë për këtë vend që na ka ndihmuar në shumë aspekte. Jeta ushtarake është e vështirë, sidomos për një femër. Sepse ke për të dhënë shumë nëse do ta fitosh respektin. Por mendimi im është se nuk ka lidhje se sa e vështirë është rruga, rëndësi ka të mos humbasësh besimin te vetja dhe të japësh gjithçka për qëllimin që e ke”, ka deklaruar ajo.

Sa e vështirë është të gradoheni në pozicionet e larta në ushtrinë zvicerane? Si arrihet kjo?

Erleta Shala: Për t’u graduar në ushtrinë zvicerane normalisht duhet punë dhe disiplinë. Unë kam kaluar shumë sfida të mëdha prej ditës së parë kur kam filluar në korrik të vitit 2014. Për të arritur qëllimet në jetë duhet të kesh një qëllim të qartë dhe për mua ka qenë qëllimi të bëhem oficiere me çdo lloj çmimi dhe sakrifice që do të më dalë përpara. Sfida më e madhe ka qenë “java e mbijetesës” në shkollën e oficerëve. Me 5 orë gjumë gjithë javën dhe shumë pak për të ngrënë. Kemi qenë dy klasa. Kemi pasur çdo ditë gjëra praktike, njëra ka qenë 20 km me biçikletë, 4 km not dhe 10 km vrapim. Ditën e fundit ka qenë ecja prej rreth 60 km me peshë të rëndë në kurriz. Të gjithë thoshin: Erleta nuk mund ta bëjë këtë, të gjithë thoshin se për një femër ështe e pamundur me një ngarkesë të tillë një ecje prej 60 km, ndërsa unë e shihja vetën të fortë dhe këmbëngulëse që do ta bëj dhe kam forcë t’i dal në skaj. Gjatë rrugës ushtarët më lusnin që të ma merrnin peshën dhe të më ndihmonin, nuk kam pranuar në asnjë çast. Një ushtar shkoi te majori dhe i tha: “Znj. Shala është shumë kokëfortë, nuk pranon që t’i marrim pak nga pesha e saj e t’i ndihmojmë”. Ai ma ktheu mua: “Kështu e njohim znj. Shala”. Në fund arriti klasa ime 2 orë para klasës tjetër (që kishte vetëm meshkuj) dhe arrita ta sfidoja këtë provë ndër më të vështirat që kisha përjetuar.