Edhe gjyshja nënë është

67

Gjyshja është nëna e një prindi dhe duke qenë vetë prind, e di se çfarë do të thotë të humbësh një fëmijë. Kjo gjyshe e mirë, që mbrojti me jetën e saj nipin, në rradhë të parë ishte një njeri dhe prind i mirë.

Ajo e kurseu fëmijën e sajë nga dhimbja më e hidhur, që njeriu provon, humbjen e fëmijës. Ja mbrojti fëmijën e vogël fëmijës së saj, me trupin dhe jetën e saj. I tregoi me jetën e saj se ishte nënë, që e kishte të shenjtë besimin, që fëmija i saj kishte tek ajo. I tregoi nipit se gjyshja e kishte vërtetë të çmuar, atë, fëmijën e fëmijës së saj. Kjo grua e thjeshtë dhe pafundësisht e madhe, që mbase nuk ishte e shkolluar apo nuk kishte pasuri, por kishte një zemër, që nuk ka pasuri që e krijon.

Asaj nëne dhe gjyshe, i ishte besuar nga fëmija, djali dhe ajo ja mbrojti ashtu siç thonë gjyshet “o jetë”, me jetën e saj. Respekt të thellë për këtë nënë dhe gjyshe, që e ka të shenjtë besimin që fëmija i sajë ka tek ajo.

Ngushëllime familjes që kanë humbur një njeri të tillë dhe të gjithë ne të mësojmë nga kjo gra e thjeshtë e pa pretendime, që nuk zhgënjeu fëmijën e saj. R.I.P për këtë grua të madhe.

Lira Gjika