Drejton avionin me këmbë, kjo është vajza që po frymëzon botën

33

Një histori frymëzuese jo vetëm për gratë por gjithë njerëzit anë e mbanë botës.

Është natyrale për piloten Jessica Cox të vendos këmbën e saj të djathtë në timon dhe këmbën e majtë në levë përpara se të nisë fluturimi. “Unë jam duke zëvendësuar atë që pilotët e tjerë do ta bënin me duart e tyre dhe duke e zëvendësuar me këmbët e mia”, tha Cox.

Vajza nga Arizona lindi pa krahë. Më shumë se tre dekada më vonë, është ende mister se pse krahët e saj nuk u zhvilluan në mitër.
“Nëna ime kishte një shtatzëni normale dhe pastaj në ditën e lindjes sime, ishte shokuese për të dy prindërit e mi, sidomos për nënën time, e cila u shkatërrua kur mjeku më solli duke thënë: “Fëmija juaj nuk ka asnjë krahë”

Cox thotë se kurrë nuk u ndje e limituar duke u rritur. Ajo i është mirënjohëse familjes për guximin dhe forcën e saj. “Ata më ndihmuan e inkurajuan të dilja dhe të provoja, të kuptoja gjërat dhe të dëshiroja të jem e pavarur”.

Një mundësi për të fluturuar
Fluturimi në aeroplanë dikur e tmerronte Cox. “Sa herë që merrja fluturime komerciale si fëmijë, vetëm i lutesha Zotit që të kujdesej për ne”, tha ajo.
Por një fluturim në një aeroplan të vogël ndryshoi gjërat.

“Piloti më çoi në pjesën e përparme të aeroplanit, avioni ka kontroll të dyfishta Ai i hoqi duart nga kontrolli dhe më lejoi të drejtoja avionin. Edhe nëse diçka është e frikshme për ty, është e rëndësishme që të përballemi me të”.

Pas diplomimit në Universitetin e Arizonës në vitin 2005, Cox filloi stërvitjen për t’u bërë pilote. Por nuk ishte e lehtë. Ajo do të duhet të gjente një instruktor fluturimi të posaçëm.
“Kisha instruktorë fluturimi të shumtë dhe kontribuues në trajnimin tim për ta kuptuar këtë”, tha Cox.

“Pra, ishte një proces trevjeçar që të kuptohej përmes gjykimit dhe gabimit se çfarë do të funksiononte”. Dhe më e rëndësishme, ajo kishte nevojë për të gjetur aeroplanin e duhur – një që ishte në përputhje me aftësitë e saj.

Në vitin 2008, Cox u certifikua nga Administrata Federale e Aviacionit për të fluturuar një Ercoupe, një avion sportiv. “Kishte shumë pyetje, ka pasur shumë shqetësime. Kishte shumë dyshues nëse kjo ishte e mundur.”

Lindur për të frymëzuar
Cox kishte një fëmijëri normale. Ajo ndoqi shkollën publike dhe ishte jashtëzakonisht aktive në aktivitetet jashtëshkollore.
“Nga mësimet e ‘tap dance’, në klasat e taekëondo, tek mësimet e notit, tek modelimi apo dhe vajzat scout, çdo ditë pas shkollës kisha disa aktivitete për të bërë”, tha Cox.
Por për shkak të dallimeve, ajo mori vëmendjen e padëshiruar në disa raste.

“Doja aq shumë të isha normale dhe më thoshin shpesh se nuk mund të bëja diçka ose se isha handikapate… Më mërzit shumë fjala ‘handikep’”. Edhe pse u mësua se si të përdorte dy krahë proteze, Cox nuk e pëlqente ndjesinë e panatyrshme.

“Nuk u mësova me ndjesinë që në fillim, thjesht mendova se këmbët e mia ishin më të mira”.
Dhe ata ishin. Cox nuk është vetëm një pilote por një zhytëse e çertifikuar cuba dhe ka një rrip të zi të tretë në taekëondo, dhe ajo ka udhëtuar në më shumë se 20 vende si një folëse motivues.

“Shpesh mendoj po sikur të jetë e mundur të kthehem pas dhe të ndryshoj jetën time që të lindja me krahë – para së gjithash, jeta ime do të ishte krejtësisht e ndryshme dhe një nga gjërat që unë shoh që është kaq e fuqishme është sepse jetoj jetën si dua, ka ndikim të jashtëzakonshëm tek njerëzit e tjerë, kam pasur modele dhe liderë, dhe për shkak se e kam patur këtë, tani është përgjegjësia ime të jem e njëjtë për gjeneratën e ardhshme”, thotë Jessica.