Dramë në Hollivud/ Rrëfehet aktorja e përdhunuar nga producenti i “nderuar”, i akuzuar nga 80 gra

102
Aktorja amerikane, Annabella Sciorra ka dëshmuar në gjyq se producenti i filmit, Harvey Weinstein e dhunoi seksualisht në shtëpinë e saj 25 vite me parë. Sciorra, e njohur për rolin në “The Sopranos” tha se Weinstein hyri me forcë në banesën e saj dhe e sulmoi.
“Po përpiqesha ta largohesha prej tij. Po e shtyja dhe godisja”, ka deklaruar aktorja para jurisë në New York. 67-vjeçari mohon të gjitha akuzat të cilat përfshijnë përdhunimin dhe sulmet seksuale. Nëse dënohet ai do ta kalojë jetën pas hekurave.
Kjo nuk është e vetmja akuzë që rëndon mbi producentin. Weinstein është akuzuar edhe për përdhunimin e një gruaje, Jessica Mann, në një dhomë hoteli në New York, në vitin 2013. Mbi të rëndon edhe akuza për përdhunim ndaj një gruaje tjetër, Mimi Haleyi, në vitin 2006.
Avokati i tij ka deklaruar se marrëdhëniet e producentit me gratë nuk kanë qenë abuzive por histori dashurie.
Sipas dëshmisë së Sciorra, ajo ka darkuar me Weinstein në dimrin e 1993-1994. Më pas njeriu i fuqishëm i Hollivudit u tregua i gatshëm që ta shoqëronte aktoren në banesën e saj në Manhattan.
Pasi ai u largua trokiti sërish në derën e saj. U kthye në apartement ku e çoi në dhomë dhe e detyroi të shtrihej në shtrat dhe e sulmoi seksualisht.
“Ai më mbajti me zor dhe më përdhunoi. Ai po abuzonte me mua ndërsa unë përpiqesha të largohesha. E kisha të pamundur të luftoja më, pasi ai po mbante dhunshëm duart e mia”, është shprehur aktorja. Ajo ka deklaruar se ai e ka detyruar të kryejë seks oral duke i thënë: “Kjo është për ty”.
“Ishte e pështirë. Trupi filloi të më dridhej në një mënyrë të pazakontë”, ka rrëfyer aktorja e emocionuar. Aktorja e ka takuar Weinstein në një darkë pas ditë pas ngjarjes. Përgjigjia e tij ishte: “Kjo mbetet mes nesh”. Ajo shton më tej se ishte e frikësuar nga kërcënimi. Disa vite më vonë në vitin 1997 në Festivalin e Kanës, aktorja tha se procudenti qëndronte para derës së saj me një kasetë filmi dhe një shishe vaji për fëmijë. Ajo u largua me shpejtësi në dhomën e saj dhe më pas Weinstein hoqi dorë.
E pyetur nga prokurori Joan Illuzzi se pse nuk e telefonoi policinë, zonja Sciorra tha se ishte “e hutuar”. “Ishte dikush që e njihja”, tha ajo. “Ndjeva në atë kohë që dhunimi ishte diçka që ndodhi në një rrugicë të pasme në një vend të errët”.
Zonja Sciorra thotë se sulmi e la të traumatizuar. Ajo dëshmoi se ajo filloi të pijë dhe presë veten, duke lyer murin me gjakun e saj.
Pasi një nga prodhuesit më të nderuar të Hollivudit, Weinstein është akuzuar për abuzim seksual nga më shumë se 80 gra – akuza të cilat ndihmuan për të udhëhequr fushatën #MeToo kundër abuzimeve seksuale.
Por pak nga ankesat kanë çuar në kallëzime penale. Në fillim të këtij muaji, prokurorët e Los Anxheles akuzuan Z. Weinstein për përdhunim dhe sulm seksual të dy grave shtesë. Gjyqi në New York pritet të përfundojë në fillim të marsit.