Që prej postimit të disa fotove në llogarinë e instagramit të Dafina Zeqirit, mediat online nisën menjëherë të komentonin se çfarë fshihej pas fustanit të nusërisë që kishte veshur këngëtarja.
Deri sa klipi doli askujt nuk ia merrte mendja se tituli I tij do të ishte “Million dollar”. Por cili është mesazhi që artistja, idhull për shumë të rinj në mbarë publikun shqiptarë ka dashur të përcjellë?
Le të analizojmë disa prej vargjeve të tekstit të këngës. Këngëtarja e nis këngën duke thënë:
“As me million dollar
As me 1 milion une s’ndryshova”
Ajo që presin shumë njerëz pas arritjes në një stad të caktuar monetar është ndryshimi. Këtë gjë Dafina e mohon. Ajo që publiku ka konceptuar pas dëgjimit të këngës dhe shikimit të klipit është fakti se këngëtarja do të tregojë se në jetë ka zgjedhur atë që do ajo dhe jo atq që shoqëria pret, një martesë tradicionale, një kalim nga e babait tek ajo e burrit.
“Kurr mu perul , un kryt nalt gjithe e kom majt” vazhdon më poshtë teksti i shkruar nga Elinel, fjalë këto që jo shumë vajza kanë guximin ta thonë duke qenë gjithnjë nën hijen e djemve apo burrave që kanë krah tyre.
Jo vetëm teksti, por edhe sekuencat në këtë videoklip janë shumë domethënëse. Veshjet tradicionale, traktori, paratë në djep janë të gjitha simbole që fshehin mesazhe por edhe realitete të dhimbshme të shoqërisë shqiptare.
Një pjese e kanë analizuar pjesën e djepit duke thënë se vajzat e zgjedhin vetë kohën se kur duan të bëhen nëna, ndërsa një tjetër fokusohet tek fakti që në Shqipëri fatkeqësisht ka ende fëmijë që martohen që në djep.
Pavarësisht paragjykimeve Dafina ka zgjedhur të bëjë jetën që ajo do dhe ajo atë që kulturat patriarkale derivojnë, të paktën kjo është ajo që kanë kuptuar një pjesë e mirë e fansave të saj, të cilët edhe kanë komentuar në këngën e publikuar në kanalin e saj në youtube.
Nëse ende se keni lexuar tekstin me vëmendje, e gjeni të shkruar më poshtë:
As me Million dollar
As me 1 milion une s’ndryshova
Mu po mi numron
Dora, dora ,dora dora
mi numron dora dora
Million dollar
Edhe pa , million dollar
Nihna e dokna si billion dollar
Hustle up, hustle up
Pare jom tu shti en qorap,
Tjerat me cante tu i bajt
Qaq shume pare menon kontrabante
(Pah-pah)
Kurr mu perul , un kryt nalt gjithe e kom majt
Dyshimet qe i kom pas
Shkova i qova n’banke
Kam Million dollar
Nihna e dokna si billion dollar
Mu po mi numron
Dora, dora ,dora dora
mi numron dora dora
Million dollar
Edhe pa million dollar
Yaa yaa
Zi-Zilia
Zilia i myti do
Zilia i myti ooo
Edhe me trillion
Prej veti sdola
Qa dashta e bona
E jemja kuroraaaaa
Me ekipe te kova
Ju jeni spektatora
Da da-Dollar
Da-Da-Dollar
Kuroraa
As me Million dollar
As me 1 milion une s’ndryshova
Mu po mi numron
Dora, dora ,dora dora
mi numron dora dora
Million dollar
Edhe pa million dollar
Nihna e dokna si billion dollar
Mu po mi numron
Pllumi pllumi , Pllumi Pllumi
Mi numron dora dora
Million dollar