“Djali është djalë”, ja çfarë u mësohet fëmijëve në shkolla

276

“Djali është djalë”. Nuk është thjesht një shprehje që e kemi dëgjuar shpesh në zhargonin e përditshëm të shqiptarëve, ky është titulli i një tregimi në librin e Leximit të klasës së katërt në Kosovë.

Hartuesit e teksteve shkollore kanë neglizhuar përmbajtjen e tregimit duke lënë të kuptohet se kanë zgjedhur të forcojnë më tutje stereotipet gjinore që ende ekzistojnë ndër shqiptarë.

Tregimi sugjeron se vajzat duhet ta ndihmojnë nënën më tepër për faktin se janë vajza. Protagoniste e tregimit është Delina, e cila merr më pak kujdes e fjalë dashurie se i vëllai, e kjo gjithashtu për faktin që është vajzë.

Një tregim i tillë veçse mund të ngjallë zemërim te vajzat që e lexojnë, nga ana tjetër qysh në vegjëli u mëson djemve se meritojnë më shumë për faktin se janë djem.

Sipas mediave të Kosovës ka kohë që organizatat feministe kanë kërkuar rishikimin e teksteve shkollore në mënyrë që të hiqen të gjitha pjesët që nxisin ndarje dhe paragjykime gjinore.