Askush dhe asgjë nuk duhet ta pengojë një nënë të jetë nënë. Volejbollistja indiane Lalventluagi duket se e ka kuptuar më së miri këtë leksion. Nëna e re ishte duke luajtur në momentin që dëgjoi zërin e të birit duke qarë.
Pa u menduar dy herë, edhe pse ishte pjesë e një ndeshje të rëndësishme, ajo u largua nga fusha dhe vrapoi drejt të birit. E mori në krahë dhe e ushqeu me gji.
Një nga tifozët ka fotografuar këtë moment, ndërsa tashmë fotografia po bën xhiron e botës në rrjetet sociale.
Volejbollistja që luan me e ekipin e Tuikum, e kishte lënë vogëlushin e saj 7 muajsh me të afërmit disa hapa larg fushës. Por lotët e të birit e detyruan të ndërpriste ndeshjen, të cilës iu bashkua sërish sapo e ushqeu.
Ministria e Sportit të Mozoram, të shtetit ku jeton Lalventluangi ka vendosur ta shpërblejë nënën e re me një shumë parash për përkushtimin dhe guximin e treguar në aftësinë për të menaxhuar njëkohësisht amësinë dhe angazhimet sportive.