91-vjeçarja: S’jam martuar kurrë sepse u dashurova me lirinë

46

Tzia Gavina Gavina është 91 vjeç dhe nuk është martuar kurrë. Ajo ka bërë këtë zgjedhje pasi është dashuruar me lirinë. Liri që e gjen në fshatin ku ka lindur, vend nga i cili është larguar vetëm tri herë.

Nuk i vjen aspak keq që nuk e ka parë botën, për të bota mund të shihet nga shtëpia…Ajo shton se disa gjëra në jetë është më mirë të mos i shohësh. Në botën e saj ajo ka gjetur lumturi, e paratë e pensionit i mjaftojnë dhe i teprojnë.

Tzia Gavina është më e vjetra nga 15 banorët e fshatit Lollove në provincën e Nuoro,
vendi më i vogël në Sardenjë, mbase më i vogli në botë.

-Jeni martuar?
-Jo, jam akoma në vitrinë.

-Përse nuk je martuar kurrë?
Sepse u dashurova me lirinë.

-Që kur jeton këtu?
-Gjithmonë.

-Ke lindur këtu?
-Edhe më parë se të lindja.

-Përse kanë ikur njerëzit nga fshati?
-Kërkonin bukë më të mirë se ajo e grurit.

-Të vjen keq që nuk e ke parë botën?
-Jo, e shoh nga shtëpia. Pastaj disa gjëra është më mirë të mos i shohësh.

-E vuani vetminë?
-Jo, nëse Zoti deshi këtë, jam e kënaqur.