Si të rrisim vetëbesimin-nga psikologe Manjola Baҫi

158

Besimi në vetvete është njohja e aftësive që ke, vlerave që beson dhe përcjell. Të gjithë ne kemi mendimet tona të cilat ne mund të motivohemi. Por për të njohur vehten duhet të nxisim aftësitë që kemi, që mund të jenë si, dhuntia(talenti), pasioni (në art,aktivitete fizike). Keni lexuar shumë mbi vetëbesimin,vetëvlerësimin , por unë do ju jap këndvështrimin e kontekstit ku jetojmë, pasi është shumë e rëndësishme se ku jeton, ҫfarë culture dhe traditash ke, kjo vlen në comfort me mënyrën sesi ne mendojmë dhe veprojmë.

Keni të drejtë ku thoni që ndiheni të deprimuar(të pa motivuar), pasi mund t’ju vijë si shkak se familja juaj nuk ka ditur t’a japë kontributin angazhues, mendoni këtë, mungesa e vëmëndjes ka sjellë konfliktin që ju po përjetoni tani, sjellja e vëmendjes është e shëndetshme për të konfirmuar sjelljet tona, për të ndërmarrë nisma që do t’ju rrisnin personalitetin tuaj. Nuk e keni pasur këtë në kohë? Si të veproni? Keni mundësi për të arritur atë që kërkoni, të filloni të angazhoheni në gjërat që pëlqeni, që ju bëjnë të veҫantë/a, të guxoni për të marrë vëmendjen që ju takon, por mos harro përkushtimin në gjërat që bën të jenë ndihmuese dhe motivuese. Të tjerët do t’i keni pas vetes.

Nuk keni stimul tek vetja se nuk keni bërë atë që keni dashur. Të kuptoj dhe ndaj të njëjtin shqetësim me ty. Unë do të doja që të kishe stimul(motivim), sepse më ndihmon edhe mua, për nga aspekti i energjisë që mund të përcjellësh që lëshon, edhe të tjërët preken, të gjithë ne. Ndaj ti ke një motivim brënda teje, të duhet t’a zbulosh, mendo të mirat që ke bërë, përjetuar, dhe do të bindesh sesa vlera që ke, kjo mund të jetë ndihma që ke dhënë në familje, sjellja e mirë ndaj miqësisë, një lidhje dashurie, ti ke dhënë vehten nëse nuk e ke marrë shkëmbimin pozitiv tek njëra nga këto gëzoju tjetrës aty ku t’i kuptohesh më mirë, mjafton që të mos rrëzosh vlerat që ke ,vazhdo ti njohësh.

Kë marrë shumë sjellje fyese dhe nuk po ngre kokë. Një këngë me një potencial të fortë mesazhi thotë, ajo që nuk më vret më bën më të fortë,dëgjojë do të ngrejë peshë. Ndërsa receta ime është. Ata që fyejnë, godasin, vijnë nga përvoja të ngjashmë, ndaj nuk mund të merren seriozisht fyerjet e tyre, por gjej një mënyrë sesi të mos ulësh kokën, mbaj mend po të japësh shëmbullin më të mirë, të mos tregosh pikën e dobët, sulmi nuk do të rrëzojë. Si dhe të kërkosh ndihmë tek më të rriturit, instuticioni i Psikologut.

Ke vështirësi përshtatje me jetën sociale. Kjo vështirësi vjen nga ndikimi i ndjesisë së turpit, ku mungesa e vëmendjes  ka qënë prezente, nevojë konfirmimi i munguar, por edhe tek ata njerëz impulsive ndodh kjo, nuk e fajin ti, por jeta sociale që është bërë cinike, ku të kërkon të ndryshosh nevojat që do të realizosh, ti gjykon dhe ti paralizohesh, por unë të këshilloj, të mos tutesh themelin mendor, nëse ndihesh imponuar, vendos logjikën për të vepruar sipas asaj që beson se është më e mira për ty. Ndiq edhe shëmbuj që ja kanë dalë nga kjo fole grerezash.

Partneri/a, nuk e vlerëson  kapacitetin tënd?. Hëmmm, a e beson dot këtë, me siguri ka diҫka që nuk shkon këtu, dhe nuk je ti, por tek mëndjemadhësia e tij/saj, por fatkeqësia e kësaj  qëndron sesi mund të të ndryshojë rrjedha e jetës personalitetin e njeriut, ose ai/ajo ka qënë më parë  dhe ju i  keni injoruar këtë sinjale si  aspekte jo të rëndësishëme. Mos bini pre e këtij kurthi, është lëndues por që dhe ti t’a urresh që ai/ajo  të të dojë më pas, apo t’a humbësh atë dhe më pas të të dojë nuk do jetë kurrë një lidhje e shëndetshmë.

Ngrini kërkesa sa jeni bashkë, vlerësoni njëri-tjetrin atributet që bëni ndaj lidhjes për të vazhduar, tregoji që punët e shtëpisë nuk të ulin dinjitetin, por edhe mos të marrë pasionin intim, nëse bini era gjellë kur keni gatuar, pyete i dashur të shijoji, eja më shijo edhe mua. Bëju kreative në lidhjen që ke, jepi kohë gjëra të tjera, por asnjhërë mos shtyp nëvojën për të qënë në qëndër të vëmendjes një femër ka kaq shumë potencial shfrytëzoji mundësitë që ke kur ti jep më të mirën,nuk mund të presësh më këqen ,si ishte pyetja në fillim aq sa nuk të vlerëson aftësinë?, me siguri tani po të përkedhel…

Manjola Baҫi