Si të mbrohen vajzat nga një tentativë ngacmimi në punë apo shkollë

82

A u mbrojt vajza si Shamikuqja, apo e Bukura dhe Bisha, apo shumë histori vajzash të bukura, me një brishtësi atraktive….

Ndërsa unë menjeherë ngre hekura për të mbrojtur jo vetëm feminilitetin, por për të kuptuar se kush duhet të kujdeset për të mbrojtur vajzën ose djalin. Familja, një organ jo vetëm flluskë apo inkubator por për të edukuar të dy gjinitë, se deri ku janë këto të drejta dhe sesi duhet të sillesh përkundrejt njër-tjetrit. Ka kaq shumë rëndësi sesi vajzat apo djemtë edukohen në marrëdhëniet e tyre ndërsjellëse, sesi të njohin pozicionet e tyre, statusi në role. Kjo gjëndje kaq ambivalente midis gjinive për të sunduar, gjithnjë mbetet për të fituar më idhnaku, pushteti që ushtron mbi këtë sjellje kaq arrogante dhe të ulët.

Për të joshur seksualisht një të rritur, nuk është ambienti i punës apo i shkollës, por është krevati ku ndjejnë joshje të dy palët.

Ngacmimi seksual është një fyerje shuplakë, dhunim, i cili kryhet pa dëshirën e palës, një presion psikologjik që të frikëson, dhunon dinjitetin për t’a nënshtruar dhe kënaqur dëshirat perverse të personit që abuzon.

Tentativa ndaj ngacmimeve ka shumë, më e keqja qëndron tek mendësia e femrave të tjera që thonë se vajza e provokon gjithë këtë inskenim, qoftë kjo një vajzë e bukur, inteligjente, lozonjare, sensuale, ka kaq shumë tipe karakateresh të femrës, dhe për këtë duhet të përndiqet se ajo është provokatore. Po ju shpjegoj sesi ne biem pre gjykimit edhe pse x pune ngre prioritete të disa kërkesave në ambientet e punës.

A kërkohet në një ambient pune që rregullorja e veshjes  duhet të jetë me minifund apo dekolte, kjo në varësi të imazhit, por kjo nuk do të thotë që kjo vajzë po të provokon apo kjo që e zgjedh këtë punë është e përdalë apo mendjelehtë, ajo thjesht ka fatin që i ka rënë për hisë të jetë atraktive. Problemi nuk qëndron tek imazhi i saj, por tek  individi që abuzon me pushtetin që ka, tek mënyra sesi imponohet për të keqtrajtuar me mjete poshtëruese.

Shoqëria jonë duhet të kuptojë qartë dhe bindshëm, jo të godasë viktimën në këtë rast, por të goditurin që vepron me sjellje të tilla. Puna duhet të jetë vendi i sigurt për të dyja gjinitë dhe jo të gjesh qederin aty…

Ndërsa ambienti i shkollës është akoma më i sigurt se kemi të bëjmë me moshën delikate, sidomos cikli 9-vjecar dhe i mesëm, ku kujdestarët, mësuesit, psikologu duhen të jenë vigjëlentë ndaj personave prototip që mund të kenë sjellje provokative.

Psikologut të shkollës nuk duhet t’i shpëtojë kjo gjë, pasi është specialist për të kuptuar sjellje dyshuese gjestikulative. Ku prindërit nga ana tjetër, të qetë, i cojnë fëmijët në shkollë për t’u edukuar, shkolluar dhe jo ngacmuar apo dhunuar. Për të ndëshkuar më parë nuk duhet aprovuar, duke dënuar si shoqëri dhe institucionet sjellje që poshtërojnë dhe gjymtojnë personalitetin e njeriut.

Përsa i përket paragrafit më lart, ka këtë kuptim, bukuria nuk duhet parë si një e keqe, por familjes i takon të edukojë vajzën e djalin, të përkrahë personalitetin jo ta mbysë duke i thënë është turp që vishesh kështu, ҫfarë do të thonë bota për ty, mos u lyej shumë, mos dil shumë, ndërsa djali dëgjon të tilla qortime rritet dhe brendësohet me këtë mentalitet. Shamikuqja donte të gjente burrin sepse famijla nuk e mbante dot dhe të mos i kalonte mosha. Nëse dhe sot veprohet kështu gjahtari e nuhat këtë dhe gjen prenë e vet.

Manjola Baҫi Psikologe Këshilluese