Si të bësh një pakt me “Unë nuk të dashuroj më”

129

Kur bie në dashuri, kur dashuron fort, gjithcka fillon dhe vazhdon kaq mrekullisht, derisa të duhet të kalosh në disa procese të njohjes dhe lidhjes në vetvete. Fillon të përballesh me disa konflikte kaq fëminore, sjellje të papjekura,egoiste,qesharake, por të gjitha këto personifikojnë konflikte që kanë gjurmë të kaluarës jetës që ke bërë dhe trajtimi që të është bërë.

Por, ne vijmë nga sjellje dhe mendime që e kanë ADN nga gjurmë  me bazë traume mbi lidhjet dhe përjetimet që kanë kanë përjetuar të parët tanë. Ka kaq shumë kuptim për disiplinën e psikologjisë, është kaq e thellë dhe intepretative sa një mendje e thjeshtë i shpëtojnë kaq pasazhe, për të kuptuar se përse një lidhje është kaq e komplikuar.

Keni dësgjuar për lidhje të komplikuar, nuk është përcaktim i moshës adoshenciale, por aspekt i një lidhje në distancë ose jo vetëm, mund të jenë kaq afër dhe gjithҫka ndërlikohet nga mungesa e të shprehurit qartë dhe të menduarit kthejlltësisht. Dashuria takon dy njerëz që e mirëpresin dhe janë gati për t’u hedhur në këtë oqean ndjenjash, aq sa mund të humbasësh jo toruan por gjunjëzon personalitetin, është kaq e ndjerë e gjithë kjo sa nuk kërkon të kesh arsye por këllqe.

Hëmm dashuria nuk të kërkon të flakësh tutje apo të transformosh tërësisht personalitetin tënd,ose të dëmtosh veten apo tjetrin. Në emër të dashurisë nuk bëhen gjëra të këqija, por mendja jote funksionon posesivisht, për të patur gjëra që të janë dhuruar dhe të përfitosh pozitivisht ndaj kësaj mrekullie që po të ndodh.

Por jo nuk të duket kaq sublime e gjithë kjo, pasi ka shumë njërëz që nuk e përballojnë mirë, kënaqësinë, vëmendjen,sjelljet e mira. Janë në një luftë të brendshme më të kaluarën e tyre, me atë që iu është mohur për t’a kthyer veten në egërsirën që ata kanë më tepër frikë në jetë.

Dashuria për shumë njerë mund të quhet kompromis. Ka kaq shumë forma të gdhenduara për dashurinë saqë e pavetdijshmja zgjedh “të gabuarën”. Për zgjedhjen e gabuar, ose jo të duhurin/ën, e cila mund të të kthehet në një fiksim, të cilën marrëdhënien e bën kaq mbytëse, pa formë tolerancë dhe mirëkuptimi.

Të gjithë të dashuruarit e dinë që besimi është kryefjala, sesi një lidhje mund të jetë funksionale, por kur vjen ҫështja për të thënë të vërtetën, që dashuria ime mbaroi për ty, apo po ndiej se nuk të dua, jo vetëm se rrudhën buzët por partneri/ia dylloset.

Si të pranosh ose të bësh marrëveshje me faktin që partneri/ja të thotë jo kaq papritur por e mirëmenduar kohë më parë nga shenjat që kanë dhënë jetë muaj më pare se “Unë nuk të dua ty”. Së pari duhet inkurajuar e vërteta, në cilëndo formë e të thënit ajo. Nuk lidhet me faktin që ti nuk vlen, dhe gjithҫka që ke bërë hidhet në kosh, si pa të keq.

Lidhja ka një fillim dhe një fund, edhe pse fundi është kaq i hershëm. Mos atribuo sjellje kritikuese ku gabova, përse nuk më do, përse po më lëndon, përse nuk më vlerësove, cfarë të keqe pe nga unë ku vëtëm të mira të thashë…

E gjithë kjo ndoshta nuk ka të bëjë fare me ty, thjeshtë partneri/ia nuk u përmbush dot duke qëndruar me ty. Mos mendo të hakmerresh, ti mund të vazhdosh t’a duash, por sinqeriteti duhet vlerësuar ka ndarë me ty atë që ti mund të meritosh vlerësimin për kohën që kaluat sëbashku. Nuk ka qënë një dashuri e njëanshme por është dashur kaq kohë për të kuptuar thellë sesi e përjeton apo e percepton njëri nga partnerët dashurinë.

Një marrëdhënie kërkon hapërsirë për t’u zhvilluar personalisht, për të njohur veten sesi dashuron, ku i ka dobësitë secili. Për t’u rritur sëbashku, dhe jo të tregojë kush më dinaku apo kush është bisha. Funksioni i saj është dëshira për të ndarë kohën dhe mbështur njëri-tjetrin. Ti shërmbejnë dashurisë me përkushtim. Vetëm kur kjo dashuri gjen të ngjashmin e saj në të kundërt kush kërkon të largohet… të shkojë kokë lartë kur tregon të vërtetën, të mos i hedhë baltë për të varrosur një dashuri ku nuk mundi të mbijetojë,

Shiko të mirën e kësaj, do njohim njerëz që do na duan dhe të tjerë që jo…

Manjola Baҫi Psikologe Këshilluese/Terapiste Familjare/Ҫift