Pse ndodh rezistenca dhe mosbindja në raste emergjence?

52

Jemi duke kaluar në një kohë që shumëkujt mund t’i duket sureale, qëndrimi në shtëpi për një kohë të papërcaktuar, e cila nuk po mirëpritet ose po ndikon në koshiencë jo aq pozitivisht. Unë po ju kujtoj se ne jemi një qënie sociale, po aq sa edhe me sjellje të përshtashme për cfarëdo lloj stili jetese që mund të përballemi. Këtë t’a shohim si një përqasje pozitive dhe ndihmuese për psikikën tonë.

Imponimi apo Urdhëresa, njerëzimi vjen me gjurmë traumatike ndaj këtyre sjellje, pasi ka ardhur e keqtrajtuar dhe e diskriminuar, ndaj këto reflekse i mbart cdo komb duke shëruar apo menaxhuar me sjellje kompromisesh. Por ne si shoqëri e kemi më të zgjatur këtë plagë ndrydhje, ende të pashlyer, një e keqe që nuk po na del. Por kjo rezistencë është e pakuptimtë, sepse kjo nuk quhet tërheqje veshi apo trysni personaliteti, por një e mirë ndaj vetes dhe të tjerëve.

Ne si shoqëri gjatë këtyre viteve të gjata tranziscioni, po quhemi shoqëri individualiste, dhe ndodh një emergjencë për kujdesin ndaj vetes jetës dhe ne menjeherë e tregojmë këtë tipar, në mosbindje, ne furnizimin e tepruar ndaj ushqimeve apo dizinfektatëve aq sa të mos lëmë për të tjerët që të kenë mundësi për të marrë të gjithë.

Kujdesi nuk mund të quhet asnjëherë i tepruar, as qesharake. Nuk ka pse të tregohemi indiferent ndaj thirrjeve për të mirën e vetes. Por e panjohura në këtë rast nuk ngjall frikë tek një pjesë e njerëzve, ndaj reagimet e tyre janë kaq sipërfaqësore, pasi mungon empatia,frikë ndaj autoritetit duke iu përgjigjur me sjellje moskokëcarëse.

Ndëshkimi (monetar) mund të jetë më i pranueshueshëm për t’a pasi iu duket sikur i lëmon sëdrën, por jo ti fyesh burrërinë. Kundërshtimi vjen si përgjigje, pasi në familje nuk ka komunikim konstruktiv dhe nuk arrihet të gjejë një gjuhë të përbashkët, ndaj dhe thyerja apo mosbindja ndaj ligjit vjen si produkt, mungesës së atashimit familjar.

Meqë i dhashë një argument përgjigjes, nuk dua ta lë atë vëtëm në konstatim të saj por të gjetjes së një mënyre për të ndryshuar sjelljë.Thashë më lart që ne jemi qënie fleksibël(përshtatës)avantazh parësor për të menaxhuar sjelljet tona përkundrejt kushteve që jo vetëm na kërkohet por edhe kur i kërkojmë ato.

Mëndja njerëzore ka një aftësi për tu vlerësuar, sidomos ato me qëllime pozitive. Ndaj kur bëjmë kërkesa të dimë të zgjedhim fjalët,komunikimin, të na vijë ëmbël, të përkedhelim sedrën e secilit, pa e gjymtuar personalitetin, dhe gjëndjen psikologjike. Pikërisht në thirrjen që po na jepet, t’a shohim si një detyrë që na takon të gjithëve për të marrë masa sigurie dhe përkushtimi.

Shoqëria jonë nuk ka nevojë për shëmbuj që bëjnë rezistencë kundrejt të mirës,ku tregojnë papjekuri, por shëmbuj që të  mendojmë për veten dhe tjetrin, jetojmë në një shtëpi të madhe ku ka përgjegjësi për secilin, edukimi të zhvillon arsyen, ndaj më e mira e të rriturit është burim për të voglin.

Qëndroni afër familjes suaj, duke u kujdesur me sjellje dhe parime positive. Jeta është përkushtim i vetes, dhe gjatë udhëtimit tënd të kërkohet vetëm një gjë, kij kujdes.

Kujdesuni për veten! Përzëmërisisht Psikologia Juaj Manjola Baci.