Përse është kaq e vështirë të jesh vetvetja…

88

Përse është kaq e vështirë të jesh vetvetja…? Ndërsa mua më lind një pikëpyetje tjetër a duam ne vërtetë të jemi vetvetja? Kur gjendemi për vetëm me mendimet tona apo në ato reagime kaq kritikuese që i bëjmë vetes, në fund thua jo nuk do më donin të isha kaq e hapur, e drejtpërdrejtë. E tek mendimet që i japin shuplakë njëra-tjetrës ndihesh më e ngatërruar dhe sërish je në dilemën sesi të jesh.

Ne thellë jemi vetvetja, me familjarët tanë, me fëmijët tanë, me miqtë më të ngushtë, me njeriun që duam, por me të panjohurit ngrihet një mur, me komplekse e konflikte.

Konflikti qëndron tek mënyra sesi ti do të imponohesh apo tjetri që do të domimojë në shoqëri me argumenta subjektive.

Imponimi apo dominimi ka të bëje me karakterin sesi je, dhe kjo nuk tregon të jesh vetvetja por të krijosh konflikte, se të tjerët do të mbeten të pakënaqur ndaj sesi i paraqitesh dhe si e sjell atë ҫfarë do të marrësh dhe do të fitosh nga kjo influencë ndaj të tjerëve.

Të jesh vetvetja është një proces kurimi, njohje që ke ndaj vetes, dhe sesi do të përcillesh ndaj tjetrit. Tregon guxim për mënyrën sesi përqasesh, takt dhe mirësi.

Por vetvetja ka një kosto që kur të tjerët ta vënë në dukje, ajo merr një intepretim kaq personal, ku nuk e duan personalitetin tënd.

Por përse shërben që të jesh vetvetja? Të jesh vetvetja është proces njohje të vetes dhe personalitetit tënd, por në transaksion komunikimi me të tjerët ajo pëson disa derformime, në tentative përshtatje me nevojat ndaj vetes. Përmbushja e vetes gjatë procesit të rritjes bën që të mos i nënshtrohesh disa mekanizma që nuk shërben në të mirën tënde.

Ka kaq shumë njerëz që për hir të shumë situatave, shtirën, lajkatosin, nëse do të besoje më shumë tek aftësitë e tua, nuk do të doje të shtrije dorën apo të bëje elozhe. Por për këtë ka një të vërtetë të hidhur, ndaj edhe unë nuk gjykoj askënd përse veprojnë kështu, një shoqëri kaq meskine që kërkon vëmendje dhe të të japin dorën që t’i puthësh, kjo nuk është e shëndetshme. Nuk është e shëndetshme që nuk jemi mendje-hapur, që kemi kaq komplekse, dhe kjo përpjekje e të qënit vet-vetja është kaq vulgare dhe poshtëruese, pasi ndrydhja e të menduarit është censuruar.

Që të vazhdosh të ndjekësh të mirat e tua, më parë përmbush nevojat bazike, dhe ato shoqërore, për të arritur tek nevoja vet-aktualizuese. Kjo të rrit vet-vlerësimin dhe kapesh fort për të qënë vet-vetja me një natyrshmëri të kopsitur. I të qënurit vet-vetja është shërim, nëse përbuzesh nuk e ke ti fajin, por mëndësia e ngushtë.

Manjola Baҫi Psikologe Këshilluese