Mjaft duke u shtirur para të tjerëve, ja se ҫfarë mund të bësh-nga psikologia Manjola Baҫi

92

Qëndro me veten ( për të reflektuar për nevojat që nxisin këtë tjerësim të personalitetit tënd). Jep mendimin tënd vetëm kur të kërkohet (mbaj mend të jesh objektiv/e). Ji i/e qartë në atë ҫfarë do të thuash e do të bësh, kështu ke ndihmuar veten të jesh i/e qetë. Bëj zgjedhje të mënҫura ku të tjerët të kenë inspirim.

Ji i/e veҫantë në shije kështu rrit vet-siguri dhe admirim. Fillo të përzgjedhësh vendet, njerëzit, situatat që të fusin në qorrsak për të evituar pakënaqësitë e shtirjes. Përpiqu që të jesh vetvetja, aty ku nuk e kupton bisedën apo kontekstin pyet, askush nuk mund të dijë gjithҫka ti vlen për atë që di të bësh më mirë.

Trajtoje veten me respekt, kështu nuk do ta kesh të nevojshme të gënjesh. E ke menduar që kur të është dashur të shtiresh, të duket se edhe të tjerët bëjnë të njëjtën gjë, ky është një përceptim apo një energji që ti po i mëson të tjerëve ose të tjerët po të mësojnë ty.

Nevoja për të gënjyer është një gënjeshtër që fillimisht të lëndon ty, e cila ndikon direkt në karakterin tënd. Të takon ty të vendosësh si do të jesh në këtë jetë, por pas kësaj apo para saj qëndron një e mirë kaq e madhe e cila është të bësh mire, si fillim i bën vetes, më pas personit që ti do dhe vlerëson dhe shoqërisë ku jeton.

Shtirja dhe gënjeshtra është si një kaktus që të shpon shpirtin dhe atë e ndjen vetëm ti.

Psikologe Këshillimi Manjola Baҫi