A kanë vajzat e gratë të njëjtat nevoja seksuale si djemtë dhe burrat?

406

Ndërkohë që unë sjell një restrospektivë (një të kaluar) mbi jetën primitive të njerëzimit, këtë pyetje e shoh si mbetje me bazë gjykimi, po aq sa edhe për t’i dhënë atë analizë në një gjuhë sa më të thjeshtë. Nevojat bazike, kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë po aq si nevoja jetësore, si ushqyerja, cikli i gjumit, aktiviteti seksual.

Por nuk kanë mbetur vetëm këto, ne si shoqëri jemi dhe po përballemi me shumë ndryshime, edukimi seksual gjithashtu ka evoluar, nje e drejtë edukative që merret që në shkollë edhe pse e cunguar, informimi është mjeti për të ndryshuar mëndësi dhe mentalitetin për të mos gjymtuar personalitetin e individit dhe të shoqërisë.

Kur një vajzë përballet me pyetje kaq intime dhe që e përfshin atë në një marrëdhënie, edukimi seksual duhej të kishte ardhur më herët, jo sepse janë ezauruar pyetjet dhe kureshtja, por si nevojë për të njohur trupin, emocionet, si dhe përkundrejt gjinisë tjetër që lind po me të njëjtat nevoja,

Familja është një shtëpi ku duhet të njohë nevojat e secilit pjesëtar, prindërit që kujdesen për të rritur dhe ushqyer fëmijët, nuk është vetëm kjo detyra e tyre, por nuk mund të mbetet  vetëm e instuticionit shkollës, familja është edukimi më i thellë dhe më konkreti për të përqasur të gjitha eksperiencat e të rriturit.

Prindërit e ditëve të sotme ndajnë detyrat morale dhe edukative ndaj fëmijëve të tyre, vajza do të edukohet nga nëna dhe djali nga babai,hëmm dakort një mënyrë e menduar, unë e përgëzoj, e pranoj edhe pse idealja do të ishte sipas këndëvështrimit sic e shihte Frojdi me kompleksin e elektrës (vajza krijon lidhje afiniteti me babain) si dhe kompleksi i edipit(djali me nënën).

Por nga realiteti tjetër i familjeve shqiptare, ky komunikim mbi edukatën seksuale, mbetet tabu. Vajza që duhet të dijë vetë detyrat e saj, sipas shëmbullit të ndjekur nga nëna, tezja,fqinja etj. Ku vajza fejohet në moshë të mitur pa u njohur se ҫfarë nevojash ka, ҫfarë është proҫesi intim, dhe që presipuzohet që ajo të njihet me të panjohurat, ku pse jo sa raste ka që vajzat traumatizohen nga kontakti i parë seksual, apo nga ardhja e ciklit menstrual(periodat). Pikërisht nga mungesa e komunikimit,edukimit dhe ndarja e eksperiencave.

Sot ne si shoqëri kemi evindentuar edukatorin psiko-social, Psikologun. Shpesh në shërbime të edukukimit seksual, emocional, për të mos rënë pre e abuzimit seksual. Ndryshimi nuk vjen me një shkrim mbi këtë tabu, por në atë ҫfarë është shkruar dhe kush jep kontributin për këtë edukim.

Nuk është turp të mësoni vajzën, sesi të kujdeset, të dojë trupin dhe të njoh nevojat e saj. Nuk bëni gabim apo nuk prekni sedrën e djalit, për t’a edukuar sesi të formojë një personalitet të ndjeshëm, sesi duhet të sillet me vajzat, që të njohë sesi reagon ndjesia e nevojës seksuale tek mashkulli dhe tek femra, nuk mund të mendojmë si të drejtë instiktin mashkullor, por si nevojë domethënëse.

Psikologe Manjola Baҫi