Tina Turner rrëfen sa të vështirë e kanë të mbijetuarit e dhunës të rigjejnë dashurinë

20

Këngëtarja Tina Turner ishte e aftë të shpëtonte njerëzit me muzikën e saj por, mbrapa perdeve të skenës Tinës i duhej të shpëtonte veten nga bashkëshorti i saj i parë.

Nëse i keni dëgjuar ndonjëherë këto këngë “What’s love got to do with it”, “River Deep – Mountain High” dhe “Goldeneye” atëhere duhet ta dini se gjeniu që qëndron pas tyre është Tina Turner. Tina është një këngëtare magjepsëse, shpirtërore dhe brilante e cila arriti të rrëmbejë zemrat e të gjithëve në vitet 60’ deri në fund të karrierës.

Por këngëtarja ka dhe një anë tjetër të cilën mbase nuk e keni ditur, abuzimi dhe dhuna që përjetoi për vite me radhë nga bashkëshorti. Në moshën 22 vjeçare, Tina u martua me muzikantin Amerikan Ike Turner dhe shumë shpejt ky çift u shndërrua në çiftin më të suksesshëm në industrinë e muzikës. Hit pas hiti dukej se çifti ishte perfekt, por kjo ishte thjesht një fasadë.

“Në librin e saj biografik ‘Historia Ime e Dashurisë’, Tina rrëfen martesën e saj të frikshme dhe shqetësuese”, shkruan gazeta britanike Daily Mail. Gjithçka filloi ditën e tyre të dasmës kur në vend të një ceremonie të përshtatshme, Ike e çoi atë në Tijuana të Meksikës ku u zhvillua një ceremoni sipas versionit meksikan. Situata u përkeqësua po atë natë kur bashkëshorti i saj e çoi në spektakël seksi.

  • Njerëzit nuk mund ta imagjinojnë se çfarë njeriu ishte ai. Një njeri që e çon gruan e tij menjëherë pas ceremonisë së dasmës në një spektakël pornografik live. Nuk i tregova kurrë dikujt për këtë sepse ndieja shumë turp.
Ike dhe Tina Turner , Los Angeles 1975

Megjithatë Tina projektoi në sytë e publikut imazhin e një gruaje të lumtur ndonëse ishte shumë larg saj në realitet. Kjo përvojë kaloi çdo limit në momentin që filloi abuzimi. Sipas revistës Amerikane OPRAH, libri i Tinës zbulon anën e dhimbshme të martesës së saj. Tina shkruan se Ike i shkaktoi një djegie të shkallës së tretë pasi i hodhi një filxhan me kafe të nxehtë në fytyrë. Ike përdorte dhunë fizike ndaj saj në atë masë sa Tina ndjente gjakun ti zbriste në fyt kur këndonte. Ajo nuk mund të kujtonte se si ishte të mos kishe një sy të nxirë. Njëherë Ike i theu edhe nofullën.

Më në fund Tina mori guximin ta braktisë bashkëshortin e saj dhe u divorcua prej tij në vitin 1978 edhe pse më vonë do i duhej të ndeshej me sulme.

Kjo eksperiencë nuk e ndaloi këngëtaren të prodhonte hite të tjera. Edhe pse e fokusuar tek karriera e saj Tina e hapi sërish zemrën e saj. Në vitin 1985 këngëtarja u njoh me bashkëshortin e dytë dhe dashuria e tyre ishte me shikim të parë. Një vit pas njohjes me producentin muzikor Erwin Bach, Tina filloi të takohej me të.

  • Ditët e para unë ndjehesha shumë keq. Një natë. teksa shihja Erwinin e pashëm mora guximin dhe i pëshpërita: Erwin kur të vish në Amerikë dua që të bëjmë dashuri. Ai më vështroi dhe nuk u besonte veshëve për atë që dëgjoi. As unë unë nuk po u besoja veshëve të mi për atë që thashë. Kështu çifti qëndroi 27 vjet bashkë deri në vitin 2013 kur dashuria e tyre u kurorëzua me martesë.

Tina nuk e kishte menduar se bashkëshorti i saj do i shpëtonte jetën për herë të dytë. Kur kengëtarja u përball me problemin shëndetësor të veshkave të dëmtuara personi i pari që e ndihmoi ishte burri i saj.

  • Mësova se Erwini ishte një burrë i mrekullueshëm. Ai kurrë nuk më qortoi për gabimin tim (martesa e parë). U tregua i ndershëm, i dashur dhe mirëkuptues me mua. Më ndihmoi ta kaloja këtë problem duke më dhuruar një nga veshkat e tij. E dashuroja dhe u përpoqa ta ndaloja për këtë vendim serioz por pas shumë tentativash nga ai u binda dhe thashë mirë i dashur nëse ti e ke vendosur atëhere le ta bëjmë.

Tina dhe Erwin jetojnë prej 33 vitesh të lumtur.

  • Martesa ime e parë ishtë një ferr i vërtetë por nuk lejova që të më shkatërronte plotësisht. Çdo e keqe e ka një të mirë. Nga dhimbja fitova diçka të re, lumturinë. Kurrë nuk kam qënë kaq e lumtur saç jam sot. Fjalët e Erwin në fillim ishin pikërisht këto: e ardhmja ime është e ardhmja jonë.

Përktheu Emi Bibolli