Blogerja Valbona Lasku: Dashuria nuk kalon nga stomaku vetëm për burrat

555

Të duhen vetëm pak minuta bisedë për ta kuptuar se Valbona është e apasionuar pas gatimit në një mënyrë të veçantë, madje do të thosha që është njeri pasionant në përgjithësi për jetën kur kam parasysh entuziasmin me të cilin i bën gjërat edhe në përditshmëri. Si një njeri me eksperiencë në media, nuk e pati të vështirë të krijonte blogun Bonbon Taste për pasionin e saj më të madh, pra gatimin. Por ajo që më ka pëlqyer e frymëzuar gjithmonë ishin imazhet e dy djemve të saj ndërsa gatuajnë bashkë me të në kuzhinën e shtëpisë së tyre, pamje që rrallë i sheh në një vend, ku kuzhina është konsideruar qoshku ekskluziv dhe i detyrueshëm i vajzave dhe grave, megjithëse kemi plot kuzhinierë të famshëm shqiptarë. Për Bonën (siç i thërrasim ne miqtë) ushqimi është lumturia që gatuhet vetëm në shtëpi. “Të vlerësosh një ushqim të mirë të gatuar në shtëpi, të puthësh duart e personit që e ka gatuar për ty me dashuri dhe përkushtim dhe në fund të thuash faleminderit, ky është leksioni i jetës që u kam dhënë fëmijëve të mi”.
Mëposhtë intervista e plotë e Valbona Furrari Lasku dhënë ekskluzivisht për Bitchmagazine

1. Çfarë është ushqimi për ty?
Ushqimi për mua është lumturia që gatuhet vetëm në shtëpi.

2. Ti ke nisur të gatuash për pasion apo më shumë si domosdoshmëri?
Unë kam filluar të gatuaj për të dyja, domosdoshmëri dhe pasion. Duke patur pasionin, gatimi më është kthyer në një aktivitet ku çlirohem nga lodhja e ditës dhe nga mendimet jo të bukura.

3. Kur ke bërë gatimin tënd të parë dhe çfarë ke gatuar?
Zyrtarisht përparësen e kuzhinës e kam vënë 15 vjet më parë kur fillova bashkëjetesën me njeriun e zemrës. Martesa më gjeti gati . Gatimi i parë ka qenë shumë tradicional dhe shumë i dashur për të gjithë “pite” . E mbaj mend shumë mirë momentin sepse kisha blerë dhe tiganin për inagurim.

4. Të ndodh ndonjëherë që të thuash: Sot s’dua të shkel në kuzhinë, do shkojmë të hamë në restorant?
Më ndodh si jo. Më ndodh dhe të them që “sot bëni si të bëni me darkën, unë nuk futem në kuzhinë”. Ajo që ndodh me familjen time me dy djem ende jo të rritur, kur shkojmë në restorant është që fëmijët nuk hanë një vakt të plotë duke lëvizur gjatë gjithë kohës dhe sapo mbërrijmë në shtëpi thonë: çfarë ka për të ngrenë? Ky është momenti që ti kupton që një vakt i ngrënë ne restorant nuk ta zgjidh “hallin” e mos gatimit të po atij vakti në kuzhinën e shtëpisë tënde.

5. Prej më shumë se 2 vite e gjysmë ke hapur një blog për ushqimin që quhet Bonbon Taste. Pse kjo zgjedhje, duke patur parasysh se je diplomuar për Administrim Biznesi dhe studimet pasuniversitare i ke gjithashtu në fushën e Menaxhimit dhe Tregjeve Financiare?
Mendoj që pasioni nuk ka domosdoshmërisht lidhje me profesionin. Im shoq është mekanik në profesion dhe ka pasion pikturën dhe pikturon sikur të jetë profesionist .
Bonbon Taste (https://bonbontaste.blogspot.com/) është ditari i gatimeve të familjes time. Në Bonbon Taste nuk gjeni vetëm receta, gjeni historitë që më lidhin mua me çdo recetë. Ideja e blog-ut ka qënë për shumë kohë në kokën time, më shumë si shtysë e vazhdueshme e shoqërisë, të cilët ma njohin pasionin për gatimin dhe donin një vend të sigurtë ku ti gjenin gjithmonë recetat e mija.
Kur ke emrin Valbona si unë fiton disa nicknames gjatë jetës tënde dhe midis Boba, Bonita, Bonbon apo Bobby, zgjodha emrin më melodioz për mua Bonbon. Ndërkohë në2 vite e gjysëm numërojmë një website, një logo, një slogan, dalje të shumta në TV, 170 receta në web, 170 histori, 1 video e dedikuar Bonbon Taste mbi ushqimin tradicional dhe produktet tona bio, faqen tonë në FB dhe qindra receta të tjera në Instagram (Bonbon Taste), të gjitha të krijuara dhe menaxhuara nga unë.

6. Si nis frymëzimi për një recetë të re? Çfarë të ngacmon?
Dy janë elementët që më frymëzojnë për një recetë të re, shija ose historia pas një ushqimi. Më pas, dëshira për ta prodhuar recetën dhe për ta hedhur në blog dhe instagram për lexuesit dhe ndjekësit e mi është e pashmangshme. Mos të harrojmë dhe nepsin se ka dhe ai meritë .

7. Pasionin tënd për ushqimin, duket se ja ke trashëguar edhe 2 djemve të tu, Henrit dhe Luisit. Madje Henri provoi veten tek Master Chef Junior e mbase në të ardhmen mund të bëhet një kuzhinier i suksesshëm. Ky është qëllimi yt (pra që të studiojnë në fushën e gastronomisë)? Apo thjesht dëshiron që ata të kenë pasion për ushqimin ashtu si ti?
Si çdo nënë dëshiroj që fëmijët e mi të realizohen në jetë në drejtimin që i bën ata të ndihen të lumtur dhe të plotësuar. Djemtë e mi pasionin për ushqimin dhe gatimin e kanë të përjetuar përmes meje. Ashtu sikundër unë jam frymëzuar nga pasioni i mami Likës, e cila nuk ka lënë dasëm në fis pa u gatuar “bonbonierat” dhe ëmbëlsira pastiçerie, me gjithë vështirësitë e kohës, duke bërë paradë me tepsitë në duar për tek furri i lagjes. Të vlerësosh një ushqim të mirë të gatuar në shtëpi, të puthësh duart e personit që e ka gatuar për ty me dashuri dhe përkushtim dhe në fund të thuash faleminderit, ky është leksioni i jetës që u kam dhënë fëmijëve të mi.

8. A ka qënë e vështirë ti vësh të gatuajnë bashkë me ty, duke patur parasysh se janë çuna e bashkëmoshatarët e tyre preferojnë futbollin ose playstation?
Nuk është e vështirë kur i vë përpara një zgjedhje: do më ndihmoni të përgatisim një kek me çokollatë apo do vazhdoni të luani me playstation? Si të gjithë ne dhe fëmijët e mia kanë recetat e tyre të preferuara, kryesisht ëmbëlsira që kërkojnë një farë impenjimi dhe ndihma në kësi rastesh është e pakusht. Më duhet gjithashtu të pranoj që nuk ka fëmijë që nuk i ka kërkuar nënës së vet kur gatuan një kek: “a ti rrah unë këto vezët më rrahësin elektrik” apo “o ma, a të lëpijë pak”? Kur gatuhet njëëmbëlsirë e mirë jemi praktikisht të gjithë në gadishmëri .

9. A të kanë thënë ata ndonjëherë: O ma, ne s’jemi goca kështuqë skemi pse gatuajmë?
Jo, nuk më kanë thënë, e para ne nuk kemi goca në shtëpi. E vetmja gocë jam unë dhe unë jam shembull i mirë dhe e dyta në shtëpinë tonë nuk gatuaj vetëm unë. Disa receta gjatë gjithë jetës tonë nëçift janë ekskluzivitet vetëm i Bledit. Dashuria nuk kalon nga stomaku vetëm për çunat, dashuria dhe mirënjohja kalon nga stomaku dhe për ne gocat kur na gatuajnë dhe na e servirin.

10. Po njerëzit e afërm të kanë thënë ndonjëherë që s’duhet tu mësosh djemve të gatuajnë? Nëse po, cili ka qënë arsyetimi?
Jo, jo nuk kam pranënjerëz të tillëqë të më japin këto këshilla. Fëmijët e mi e kanë të kultivuar tashmë pasionin për gatimin dhe ushqimin e shtëpisë.

11. Ka një rregull të pashkruar (por se di se sa i vërtetë mund të konsiderohet) që bashkëshortet dhe nënat duhet patjetër të dijnë të gatuajnë, përndryshe mund edhe të quhen të dështuara. Çfarë mendon për këtë?
Mendoj që kohët kanë evoluar për mirë në këtë drejtim. Sot çiftet e reja janë shumë bashkëpunues me njëri tjetrin dhe nuk shihet aspak si dështim mungesa e njohurive në gatim. Ka aq shumë video, informacion, emisione gatimi sa çdokush mund të gatuajë si një shef i vërtetë. Mjaft të ketë dëshirën dhe pasionin.

12. Duke qënë se je diplomuar për Administrim Biznesi, ndërsa studimet pasuniversitare i ke kryer në fushën e menaxhimit dhe tregjeve financiare, do të doje të kishe një biznes tëndin në fushën e ushqimit? E ke menduar ndonjëherë? Po një emision televiziv ku ti ndan çdo ditë recetat e tua?
Biznes timin në fushën e gatimit, në një ekonomi që vazhdon të jetë përveçse shumë dinamike në drejtim të tatimeve, por dhe me një numër më të madh sesa kërkesa të restoranteve ekzistues nuk e kam menduar ndonjëherë ose nuk jam aq e pasur sa për ta provuar shansin . Por në një klimë me përqasje kaq innovative të prezantimit të një produkti dhe shitjes së tij, ide të vogla kam dhe më kanë ardhur dhe si ofertë bashkëpunimi.
Emision televiziv, ku unë ndaj çdo ditë recetat e mia nuk ka qënë në ëndrat e mia kur hapa blog-un. Sot është një ide e çmendur që kam në kokë. Një ide që nëse do realizohej do më bënte të lumtur. Idenë kam guxuar dhe e kam diskutuar dhe me personin që mund ta bëj të mundur. Ju duk ide gjeniale dhe jo aq e pamundur. Kjo dëshirë nëse do realizohet do më mbajë përditë në profesionin tim dhe do më zhvillojë dhe pasionin në kohën e lirë. Wish me luck . Faleminderit të gjithëve që më lexoni.