Artistja rrëfen ngacmimin seksual nga regjisori : Nuk iu përgjigja asaj që më kërkoi

80

Ngacmimet seksuale në vendet e punës janë ende një tabu për të cilën shumë pak flitet në Shqipëri, e aq më tepër publikisht. Kur lëvizja “Metoo” përfshiu në 20017-ën dhjetra të vende të boteës frymëzuar nga denoncimi i ngacmimeve seksuale në Hollywood, thuajse nuk pati asnjë impakt në vendin tonë. E megjithatë edhe industria shqiptare e filmit duket se e njeh këtë fenomen por pak kush guxon të flasë. E megjithatë vetëm dy ditë më parë, një artiste make-up ka folur hapur për ngacmimet me të cilat është përballur nga regjisori i një filmi në të cilin punonte.
E ftuar në emisionin “Trokit” në InTV Pranvera Metolli tha se e ka menduar disa herë të lërë punën pasi në një nga filmat e saj të parë regjisori vendosi ti heqë emrin nga titrat e filmit pasi ajo nuk i ishte përgjigjur ngacmimeve të tij.
“E kam menduar disa herë. Në filmin e parë timin, me metrazh të gjatë kam pasur probleme. Jo me pagesën. Një regjisor i njohur më hoqi emrin nga titrat në fund të filmit. Nuk iu përgjigja në atë që ai kërkoi dhe tentoi. Kush më dëgjon e dinë kush është, stafi e dinte që kështu funksiononte me shumë njerëz”-tha Metolli.

Aktoret që denoncuan ngacmimet dhe abuzimet seksuale në Hollywood

Pas kësaj deklarate ka ndërhyë prezantuesi dhe gazetari Ermal Peçi: ‘Po flasim për ngacmim seksual? Nuk mendon se duhet të flisni më shumë, nëse ndjeni nën lëkurë këto presione edhe seksuale? A duhet edhe të denonconi? “Nuk mendova denoncimin, mendova se do gjenim një gjuhë të përbashkët për të mirën e punës. Të rinjtë duhet të punojnë, të mos bëjnë kompromise”- vijoi Metolli.
Ajo çka është më shokuese në deklaratën e saj teë guximshme, është pikërisht fjalia se stafi e dinte atë çka ndodhte në atë set xhirimi, pasi kështu funksiononte me shumë njerëz. Çka do të thotë se regjisori në fjalë apo edhe persona të tjerë mund të kenë kërkuar favore apo të kenë ngacmuar seksualisht aktoret apo anëtarë të tjerë të stafit.
Deklarata e Metollit është mjaft e guximshme por do ishte mirë që dikush të flasë me emra konkrete e madje të veprojë, madje edhe ligjërisht. Pasi ai regjisor apo të tjerë do të vazhdojnë të ngacmojnë edhe vajza apo gra të tjera nëse dikush nuk vepron.
Mos harrojmë se më shumë se 80 vajza dhe gra në industrinë e filmit e kanë akuzuar producentin e famshëm amerikan të filmave Harvey Ëeinstein për sulme dhe abuzime seksuale, madje edhe përdhunime përgjatë 30 viteve.