Si të lidhesh me veten-nga psikologia Manjola Baҫi

95

I drejtohem njeriut të hapësirës e lidhur dhe e identifikuar sot me teknologjinë virtuale. Ky togfjalësh i shkon mënyrës se si ne mendojmë e veprojmë, një pavetëdije që ndërlikon kaq shumë jetë, të sfilitur, për t’u orientuar  në dimensionin që duhet të kërkojmë.

Por procesi i vazhdimësisë vazhdon të përndjekë mendjet me gjurmë që ende njihen si tabu. Do e trajtoj më të ngushtë  këtë, të vijë më afër teje kjo. Ndalo për pak, aq sa tit ë pyesësh veten, cfarë po bëj, kush jam unë, për kë kam rëndësi unë. Mos u habit janë pikëpytje që të takon t’i bësh, është si në zanafill për të kuptuar që prej zbulimit të tyre të mund të udhëhiqesh.

Mund të jenë edhe pyetje për ҫfarë ke nevojë të dish, e drejton ti veten tënde. Nëse ҫdo ditë të ditës që ke reflekton mbi pritshmëritë do të vësh re sa dinamik/e do jesh, edhe për të tjerët.

Të njohësh pikat e forta ose të dobëta, është të pranosh sa ndryshe je. Të qënurit ndryshe të bën të kuptosh se ҫfarë nevojash ke si dhe të pranosh divergjencat. Mos u përpiq të kuptosh nevojën e tjetrit pa plotësuar dhe realizuar veten.

Njih potencialin (aftësinë,pasionin) që ke, të tjerët do të ndjekin nga shembulli yt. Njihu me frikërat që ke dhe zgjidh të sfidosh, jo ashpër por duke i trajtuar për nga rëndësia që kanë,për të kuptuar sa dominojnë në jetën tuaj. Të jesh në dijeni se frikërat ndryshojnë me stadin e moshës, pesha e tyre është në varësi se si ti i percepton ato.

Tabutë që ke, nuk të lënë të qartësosh idetë, pastrohu nga këndvështrimet e të tjerëve, ndiq logjikën e rrjedhjes. Veҫohu nga turma, nëse ty nuk të bën sens, thello hulumtimin për t’i dhënë argumentit ҫfarë i takon. Fjalët kyҫe janë: personaliteti, frikërat,tabutë…

Njohja e vetes dhe lidhja ndaj vetes bazohet mbi këto, ndjesi e perceptim. Loja që pavetëdija bën, është, kërshëria që ka individi për të qënë të konfirmuar pranuar nga të tjerët,por kjo kërkesë ose nevojë, nuk duhet të vijë, pa e përmbushur veten potencialisht dhe mendërisht.

Një vete me një mendje të hapur, pozitiv/e, ke lidhur veten me botën që do ti të jetë, të tjerët janë shumësi që ti po barazon për të realizuar pritëshmëritë e tua.

#këshillangapsikologia Manjola Baҫi