Princesha 19-vjeçare bën histori, e para grua pilote e Forcave të Armatosura vendit të saj

64
Si çdo nënë, edhe ajo nuk mund t’i rezistonte postimit të fotografive të vajzës së saj gjatë ceremonisë ku ajo u emërua pilote. Nuk ka fare rëndësi nëse nëna është Mbretëresha e Jordanit. Vajza e mbretëreshës, Princesha Salma bint Abdullah është gruaja e parë pilote e Forcave të Armatosura në historinë e Jordanisë.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për shtyp nga Shtëpia Mbretërore e Amanit. Princesha e cila ka lindur në vitin 2000, përfundoi kursin teorik dhe praktik, si dhe trajnimin paraprak pas diplomimit në Akademinë Ushtarake Mbretërore Britanike.
Princeshës 19-vjeçare iu dha roli në pallatin Al Husseiniya në Aman gjatë një ceremonie ku ishte i pranishëm edhe babai i saj, mbreti i vendit, cili është edhe komandanti i Forcave të Armatosura të Jordanisë.
Ishte babai që i vendosi në kraharor të bijës dekoratën që simbolizon aviacionin. Padyshim që e pranishme ishte edhe nëna dhe i vëllai, trashëgimtari i fronit Husein bin Abdullah.
“Brilante dhe punëtore si gjithmonë!”, shkruajti Princi i Kurorës, Husein bin Abdullah në Instagram.