Prezervativi i ri që hapet me 4 duar, të dy partnerët duhet të aprovojnë marrëdhënien

137

Nevojiten 4 duar për të hapur këtë prezervativ të ri të krijuar nga një kompani argjentinase në përpjekje për të treguar rëndësinë e pranimit për të kryer marrëdhënie seksuale. “Paketa e Pranimit” të prezervativëve është dizenjuar nga një agjenci reklamash e quajtur “BBDO Argentina for Tulipan”, një kompani që shet lojëra për të rritur dhe prezervativë.
“ Nëse nuk është PO, atëherë është JO. Pa miratim nuk ka kënaqësi” thuhet në videon promocionale të këtij prezervativi. Me pak fjalë, prezervativi kërkon që të dy partnerët të jenë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale.
Ajo çka është e veçantë është se sistemi unik i pakos kërkon 4 duar apo9 2 njerëz që të jenë dakord për ta hapur duke shtypur 4 butona sipër dhe anash kutisë në të njëjtën kohë.
“Tulipan ka folur gjithmonë për kënaqësinë e sigurt, por për këtë fushatë kuptuam që duhet të flisnim për gjënë më të rëndësishmë në çdo marrëdhënie seksuale që është: Kënaqësia është e mundur vetëm nëse të dy palët janë pëlqimin/pranimin e tyre në fillim”-thanë dy drejtorët ekzekutivë të BBDO Argentina, Joaquin Campins dhe Christian Rosli në një deklaratë për CNN.
Për momentin, ky prezervativ i ri nuk është në shitje dhe I është ofruar klientëve nëpër baret e Buenos Airesit. Por shumë shpejt, planifikon ta nxjerrë në shitje online.
Produkti i ri u krijua pas një vëzhgimi të kryer nga AHF Argentina, sipas së cilit 20.5 % e burrave argjentinas nuk përdorin kurrë prezervativ.