Njihuni me piloten e parë afrikane, Mandisa Nomcebo Mfeka

Majore, Mandisa Nomcebo Mfeka pilotja eparë afrikane, e cila frymëzoi afrikano-jugorët në shfaqjen e saj në inaugurimin e Presidentit, Cyril Ramaphosa.

33
Pilotja e parë afrikane, Mandisa Mafuka.

Ju prezantojmë me piloten e parë afrikane, Major Mandisa Nomcebo Mfeka. Ajo u lind në Ntuzuma Këazulu-Natal dhe u rrit në Malvern.

Mandisa Nomcebo Mfeka është pilotja e parë afrikane në Forcat Ajrore të Afrikës së Jugut. Dashuria e saj për fluturimin nisi qysh në moshën 5-vjeçare. Në familjen e saj kontributin e madh në pasionin e Mandisën  edha nëna dhe gjyshja e saj. Ato uleshin jashtë aeroportit të Virxhinias dhe shikonin aeroplanët që kalonin.

Ndërsa dashuria e saj për aeroplanët dhe qiellin rritej, Mandisa mendoi se të beëhej një mjeke do të ishte zgjidhja e duhur. Kështu ajo nisi të kontrollonte se cilat ishin lëndët që ishte më e aftë dhe kutpoi që matematika dhe shkenca ishin pika e saj e dobët, sigurisht me anë të tyre ajo do të mund të kualifikohej në inxhinieri aeronautike. Ajo aplikoi në disa universitete të ndryshme për të kryer studimet.

Ndërsa ajo priste një përgjigje nga universiteti, ajo lexoi një artikull për Forcat Ajrore të Afrikës së Jugut. Nuk iu desh shumë të kuptonte që ëndrra e saj e madhe iu rishfaq para syve dhe në asnjë mënyrë nuk e la fatin t’i ikte, ndaj aplikoi në program dhe u pranua menjëherë.

“Që nga çasti kur zbulova SAAF-in, e dija se unë ende e dëshiroja atë gjë, ky ishte moment im.”- u shpreh Mandisa.

Në vitin 2008 ajo u bashkua me Forcën Ajrore të Afrikës së Jugut (SAAF), dhe në vitin 2010 ajo u regjistrua në Shkollën Qendrore në Langeban, në vitin 2011 ajo nisi luturimin e saj. Mandisa u shpreh se udhëtimi i saj i parë si Pilote e Luftës e ndryshoi perspektivën e saj në lidhje me të qenit një pilote. Për të ajo ishte përvoja më fantastike.

“Është një mjedis dinamik dhe stimulues mentalisht , por unë e dua, sepse jam duke u rritur në ekspertizën time teknike dhe të mësoj më shumë për aerodinamikën”.-tregoi ajo.

Majore Mandisa ishte një nga pilotet luftarake që fluturuan mbi stadiumin ‘Loftus Versfeld’ në Pretoria për inaugurimin e Presidentit Cyril Ramaphosa. Komandantja e saj, Nandi Zama u vlerësua si komandantja e parë femër me ngjyrë në C130.

Kjo ditë ishte shumë e rëndësishme për të gjithë afrikano-jugorët, sepse për ta kjo shfaqje ‘Girl Power’ u tregon brezave të rinj se ëndrrat bëhen realitet dhe vajzat mund të arrijë gjithçka duan.