Njerëzit nuk e besojnë që kjo foto e kanaleve të qumështit është e vërtetë

118

Trupi i njeriut është një kryevepër, por tani njerëzit kanë gjetur diçka tjetër për të admiruar. Kur them njerëz këtu i referohem vetes ose ty, dhe jo ndonjë shkencëtari. Ekziston një arsye se përse kjo foto e cila tregon kanalet e qumështit tek gjinjtë e grave po bën xhiron e botës.

Shumë njerëz e konsiderojnë këtë foto dhe kanalet e qumështit si diçka e pështirë por harrojnë se dikur janë ushqyer me gji nga nënat e tyre nëpërmjet këtyre kanaleve. Fotoja e mëposhtme e postuar nga një person i panjohur në rrjetin social Twitter tregon se si duket gjoksi i një gruaje në brendësi të tij. Kjo foto e postuar vetëm pak kohë më parë, tanshmë ka marrë qindra mijë pëlqime dhe është ripostuar nga dhjetra mijëra njerëz.

Kur e keni patur ndonjëherë mundësinë për të parë një foto që tregon pjesën e brendshme të gjoksit të një gruaje? Në shkollë sigurisht që jo sepse aty modelet e përdorura kanë qënë ato prej mashkulli. Nuk e kemi patur kurrë mundësinë për të parë një foto si kjo ku pjesa brenda gjoksit të gruas duket si një lule.

Më poshtë keni dhe disa nga reagimet e njerëzve kur e panë këtë foto për herë të parë.

  • Në fillim mendova se ishte një foto arti dhe dikush kishte vendosur lule mbi gjoks. Tani më duket sikur brenda gjoksit tim jeton një krijesë aliene dhe jam e tmerruar.
  • Për mua është diçka e mrekullueshme. Unë i kam ushqyer fëmijët e mi me gji dhe janë pikërisht keto kanale qumështi që i kanë ushqyer.
  • Po përpiqem të kuptoj përse njerëzit nuk duan ta shohin këtë foto. Është shumë e bukur. Veprat e Zotit janë të mrekullueshme.

Përshtati në shqip Emi Bibolli