Nënshtrimi i grave nuk bazohet në asgjë reale, është thjesht një histori që tregojmë

62

Ndërsa perëndimi shqetësohet për të ardhmen e demokracisë liberale, ka plot analiza mbi mënyrën se si ideologjitë konkuruese të fashizmit, komunizmit dhe demokracisë liberale u përplasën gjatë shekullit të 20-të, çka solli fitoren e sigurtë të demokracisë liberale. Por kjo tashmë duket shumë lart të sigurtës në këto kohë të turbullta të pabarazisë së pasurisë, neo-nacionalizmit dhe shkatërrimin klimaterik. Por ajo çka nuk kam lexuar është një lëvizje politike që gjithashtu shënjoi shekullin e 20-të, ndryshoi jetën e miliarda njerëzve dhe qëllimi e vlerat e së cilës janë më e mira e demokracisë liberale: Feminizmi. Vitin e kaluar në Britaninë e Madhe festuam 100 vjetorin e të drejtën e votës së grave. Ky ishte një shekull në të cilin gratë në botën perëndimore u lejuan më në fund që në arsim të kenë të njëjtat mundësi si vëllezërit e tyre, të marrin diploma, po kështu në politikë, profesione dhe në kishë. Në 1970-ën, diskriminimi seksual u bë i jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe gratë u lejuan për herë të parë që të marrin kredi në emrin e tyre. Pritej që të kishim gjithashtu paga të barabarta për të njëjtën punë, por edhe pas 40 vitesh jemi në radhë duke pritur, ndërsa kompanitë janë të detyruara që të raportojnë për hendekun gjinor të pagave.
Këto hendeqe nuk ekzistojnë sepse burrat vlejnë më shumë se gratë, por se kemi ngecur në një sistem që ende vlerëson burrat më shumë se gratë. Arsimimi, socializimi, pritshmëritë, risku dhe shpërblimi vijnë me një anshmëri të ndërtuar prej shekujsh. Gjenialiteti I feminizmit ishte pikërisht se vuri në dukje këtë duke ngritur zërin mbi thelbin e problemit, atë që Mary Ëollstonecraft nguliti në vitin 1972 në faqet e librit “Përligjja e teë drejtave të grave. Dhe problemi është ky: Pse burrat diskriminojnë gratë, thjesht sepse ato janë gra? Nënshtrimi i grave nuk bazohet në asgjë reale. Është thjesht një histori që ne tregojmë. Psh.Në 1911 kishte më pak se 500 gra mjeke në Angli dhe Wells. Sot, 52 % e Shërbimit Kombëtar Mjekësor janë gra. Kapacitetet e grave nuk kanë ndryshuar. Është historia ajo që ka ndryshuar.
Por ekspozimi i çmendurisë që qëndron pas diskriminimit ka shumë rëndësi sepse kur pranohet një diskriminim, çdo lloj tjetër bëhet gjithashtu i pranueshëm: raca, klasa shoqërore, besimi, ngjyra dhe seksualiteti. Dhënia fund e seksizmit si praktika kryesore e diskriminimit do të jetë themeli në të cilën mund të qëndrojë një shoqëri e ndërtuar mbi meritokracinë. Bota në të cilën jetojmë është bërë nga dhe për burrat. Është një botë që ka privilegjuar luftën si një mjet pushtimi dhe kontrolli duke mos i kushtuar rëndësi kostos mjedisore dhe rritjes ekonomike. Kjo botë ka injoruar nevojat e përditshme të njerëzve të thjeshtë deri në atë pikë saqë nacionalizmi dhe fondamentalizmi tani duken si e vetmja mënyrë për shumë njerëz. Nëse nuk gjejmë së shpejti modele më të mira të organizimit social që janë më realistë për punën, mirëqënien dhe shpërblimin, modele që njohin rëndësinë e komunitetit dhe mbi të gjitha një model që nuk pranon luftën atëherë jeta e civilizuar që të gjithë e duam do të zhduket.
Feminizmi natyrisht që sulmohet në media për shkak se qëndron kundër patriarkalizmit dhe vë në dyshim vlerat dhe prioritetet e tij. Por feminizmi po tregon një sërë historish. Çfarë tjetër ishte lëvizja #MeToo? E megjithatë kam frikë se ndërsa zërat femërorë duhen më shumë se kurrë, gratë mund të zbulojnë se e ardhmja që presin është një tjetër zonë përjashtimi. Revoluzioni i ardhshëm do të ndodhë në inteligjencën artificiale dhe robotikë dhe do të jetë i madh, duke alternuar jetën tonë në punë dhe shtëpi, duke na çliruar pse duke na sjellë një dëshpërim Orëellian pasi qëniet njerëzore nën vëzhgim konstant reduktohen thjeshtë në të dhëna bankare që ecin.
Gratë nuk po studiojnë IT (Teknologjinë e informacionit) dhe shkencat kompjuterike në numra të mjaftueshëm, apo të zënë vende pune në kodimin e paisjeve. Dhe kjo gjë ka shumë rëndësi, sepse makineritë janë neutral, dhe siç Amazon ka zbuluar kur përdori një algoritëm për të vënë në sitë kandidatët për punë, kjo solli injorimin e grave. Në një kohë kur mësimi i makinerive bëhet në baza historike dhe të dhënave ekzistuese, ku ka më shumë burra në drejtim, makina diskriminon në favor të tyre. Por makineritë se dinë që kjo është e njëanshme. Ne po.
Dhe në Kinë, patriarkalizmi në shkallën e vet më të keqe, po përballet me pasojat e politikës “Një fëmijë” që ka sjellë në mungesën e 33 milion grave kineze. Por çfarë do të bëjnë burrat? Do të përdorin robotët për seks?

Ndaj këshilla ime për gratë është vetëm një: Mësoni të kodoni!

JEANETTE WINTERSON / FT