Në cdo lutje, një qiri për t’i shpëtuar fatit të Esmeraldës brenda nesh

Nëse ne sot ndezim një qiri në flakët e kupolës historike parisiene, do të kujtoheshit për të gjitha zjarret e ndezura nga e drejta dhe të fikura nga ligji, sistemi, mentaliteti dhe dominimi?

91

Këmbanat u dëgjuan dhe një herë, por kësaj here për të paralajmëruar zjarrin që shkrumboi shekuj të tërë histori…
15 prill 2019, e gjithë vemëndja e botës ishte në Paris. Flakët e zjarrit që po përpinin Katedralen e Parisit risollën në jetë historinë qindra vjeçare të një populli. Që prej krijimit të saj, Katedralja dhe Parisi kanë ecur paralelisht me të njëjtën rëndësi.
Vlerat artistike të kryevepres mesjetare janë të gdhendura në historinë e këtij shteti, njësoj siç gdhendi Viktor Hygo historinë e dashurisë që jetonte në zhurmat e këmbanave.
Të gjithë besimtarët katolikë, adhuruesit e artiti, turistët dhe të apasionuarit e letërsisë kanë ndjerë sesi historia ishte në flakë. Të gjithë besimtarët që kanë ndezur një qiri në këtë Katedrale për të ndezur një fije shpresë në jetën e tyre, kanë ndjerë sot nxehtësinë e asaj shfaqje apokaliptike e cila tanimë u shkrua me flakë në histori.
Por paralelisht me figurën e Katedrales ecën gjithashtu dhe Esmeralda me Kuazimodon!
Dhe një herë tjetër kemi imagjinuar të digjet kjo Katedrale, e kemi imagjinuar në fletët e novelës së Hygoit. Novelë e cila është radhitur në klasikët botërorë dhe ka sjell në vëmëndje shumë debate.
Nësë sot do të ndiznim një qiri nga flakët e Katedrales, për cfarë do luteshit?
Nëse nga zemra e personazheve të Hygoit, të cilët u lidhën në turrën e druve, do të shpërthente flaka, do quhej fatkeqësi?
Në një botë ku flaka të përpin dhe të djeg historinë, historia u shkrua nga turra e druve që në mesjetë digjnin femrat dhe këdo që tentonte të ngrinte krye.
Esmeralda mund të jetë secila prej nesh sot. Që dashurohet, që ka lindur me ngjyrë, që ka lindur në mal ose në fshat, që nuk ka makinën e fundit. Esmeralda është akoma gjallë në cdo Kishë që ndizet një qiri për shpresë. Një qiri për të kërkuar ndonëse dhe vetëm atë që meritojmë. Në cdo lutje një qiri për t’I shpëtuar fatit të Esmeraldës brenda nesh.
Në një Katedrale që janë kurorëzuar mbretërit më të rëndësishëm të Francës, janë burgosur dashuri dhe të drejta në qirinj të ndezur për shprese dhe të fikur nga sistemi.
Nëse ne sot ndezim një qiri në flakët e kupolës historike parisiene, do të kujtoheshit për të gjitha zjarret e ndezura nga e drejta dhe të fikura nga ligji, sistemi, mentaliteti dhe dominimi?
Nëse ju do ishit Esmeralda që ishte në zjarr përpara Katedrales dhe popullit, do të ndiznin që qiri për historinë? Sepse unë personalisht dua të gjej forcën që pasi të ndez një qiri për të drejtat tona, të mos fiket nga mallkimi I këmbanave, të cilëve i mungon i Zoti i cili i trajtonte me dashuri.
Viktor Hygo na ka mësuar se historia nuk harron, ajo shtohet dita ditës. Dhe ne kthejmë sytë nga historia sa herë që ndihemi të pafuqishëm përpara asaj që ndodhemi. Hygoi na mësoi një leksion që të gjithë udhëheqësit ta tregojnë në muzetë ku ndodhen, mbretërimi I vërtet ndodh kur ke vdekur. Njësoj si sot ku e gjithë bota I ka sytë nga Katedralja dhe Katedralja e plagosur rënkon me sytë nga Historia!