Lindja në shtëpi që bëri xhiron e botës dhe forca e një nëne

52

Ka momente që ndryshojnë jetën, shpirtin dhe trupin e një nëne. Fotografja Vanesa Mendez ia ka dedikuar profesionin e saj dokumentimit të historive të lindjes, duke i dhënë atyre jetë përveç kujtimeve të nënës.
Një ndër lindjet e fundit që ajo dokumentoi,ajo e bebit indigo June është bërë virale sepse tregon bukurinë e lindjes dhe zotërimin e pabesueshëm të fuqisë së nënës.
“Gratë janë të mbushura me kaq shumë forcë dhe energji”, shkroi Mendez në rrjetin social Facebook, ku seritë e fotove që ajo bëri gjatë lindjes në shtëpi të Vanessa DeCosta janë shpërndarë më shumë se 350000 herë.
Kur De Kosta, nënë e dy fëmijëve, ndjeu shenjat e para të lindjes herët në mëngjes, ajo e përgatiti veten që procesi do të zgjaste shumë, ashtu si me lindjen e djalit të saj të parë Golden Wilde.
Duke ditur që ditës tjetër burri i saj kishte një test shumë të rëndësishëm, nuk e zgjoi atë nga gjumi. Mori telefonin, shkoi në banjë dhe hyri në vaskë shumë e qetë, por shumë shpejt e kuptoi që nuk mund të rrinte e tillë sepse tashmë u bë e dukshme që ardhja në jetë e fëmijës së saj nuk do të ishte si e para.
Këtë herë gjërat po shkonin shumë më shpejt. Burri i saj Josiah u zgjua, shumë shpejt erdhën edhe mamia dhe infermieria që do ta ndihmonin, bashkë me fotografen sigurisht. DeCosta u vendos në pishinën e improvizuar për të lindur. Pati momente kur kontraktimet qenë aq të forta sa u ndje sikur nuk do t’ia dilte, ndaj ishte shumë e lumtur që Mendez ishte aty për të kapur ato momente aq të rralla në jetën e saj.
Shumë shpejt, pas kontraktimesh tës humta, me bashkëshortin që ishte gjithnjë aty për ti dhënë mbështetje, Vanesa solli në jetë fëmijën e saj.
“Pas disa kontraktimesh, hodha sytë poshtë dhe pashë kokën e bebit tim…. Ishte aty, isha shumë e lumtur. Mblodha të gjitha fuqitë e mia teksa dëgjoja të gjithë që bërtisnin. Ndihesha si një luaneshë në ato momente“ është shprehur ajo.
Ardhja në jetë e fëmijës nuk ishte surpriza e vetme për familjen DeCosta. Nëna nuk dinte as gjininë e bebit që po priste, ndaj ishte shumë e emocionuar që po mbante në krahë një vajzë.
Që në momentin që DeCosta ndau historinë e saj në rrjetet sociale, ajo thotë që janë të shumta grate që i kanë thënë se edhe ato do të dëshironin të bënin një gjë të tillë, por nuk ndihen aq të forta .
Për DeCostan është turp që shumë gra nuk ndihen mjaftueshëm të fuqishme për të zgjedhur mënyrën se si duan ta sjellin në jetë një fëmijë.”Për ato gra që mendojnë se nuk janë të afta dua tu thëm vetëm që të mos dëgjojnë askënd. Ti mund të zgjedhësh lindjen në shtëpi. Nuk ka rëndësi nëse vendos ose jo ta ushqesh fëmijën tënd me gji, ti sërish mund të zgjedhësh ta sjellësh në jetë fëmijën tënd në mënyrë natyrale dhe në ambientet e shtëpisë. Nëse keni frikë, mos hezitoni të merrni një mami që të asistojë në lindje.” Ka thënë ajo për mother.ly
Të sjellurit në jetë të fëmijës në shtëpi nuk është shumë e përhapur në ditët e sotme, janë të pakta nënat në Amerikë që e kanë zgjedhur, por ajo e quan si jë eksperincë që nuk do ta harrojë kurrë.