Je gjaknxehtë? Si të “marrësh veten nën kontroll” në punë, familje apo në një lidhje dashurie

90

I të qënurit impulsiv/e e ka rrënjën tek ҫfarë temperamenti kemi, dhe ҫfarë stili të jetesës bëjmë. Ne nxjerrim në pah nevojën që kemi, si e themi, si veprojmë, është një sjellje kaq komplekse karakteri ynë aq edhe ndërlikuese.

Sjellja impulsive është një gjendje emocionale, e cila reflektohet në saj të veprimeve tona. Reagime që janë kaq personale, por të udhëhequra nga temeperamenti që të karakterizon. Më të shprehur janë ata/ato me temperamet sanguin(gjaknxehtë) të cilët janë entuziastë, të shkathët, por në vështirësë në raport me durimin apo këmbënguljen. Temperamenti kolerik kanë ndjenja konfliktuale pasionant dhe zëmërohen shpejt, pra ndjeshmëri intensive.

Impulsiviteti nuk dëmton apo shqetësn vëtëm tjetrin, por prek në mënyrë të drejpërdrejtë veten. Nuk ndihesh rehat me sjelljen që ke, me luhatjen e humorit, nuk ke performancë të mirë .

Psikologu të vjen në ndihmë për të përmirësuar sjelljet dhe të ndihesh mire me veten, dhe të kesh një performancë etike dhe morale në shoqëri. Në fund të ditës a është kjo që duam që të kemi besim në vetvete por jo një sjellje arrogante pasi impulsiviteti të nxjerr nga ajo vete që në të vertetë nuk je. Do t’ua sjell në një mënyrë konkrete dhe aty do gjeni jo shërimin e sjelljes por të mendosh që e ke se është pjesë e karakterit tënd dhe të zgjidhësh konflitin me veten dhe të tjerët.

E keni menduar se kush ju nxit gjendjen shpërthyese, vendi i punës, pjesëtarët e familjes, njerëzit e panjohur, apo i/e dashuri/a/bashkëshorti/a. Me siguri një nga këto që përmenda, ose i mbetet edhe misterit të psikikës…mmm. I marrim me radhë.

Është e vërtetuar që vëndi i punës shkakton stres, irritim, ndaj shumë psikologë thonë gjëja më mirë është të largohesh nga ajo punë, pasi të nxit gjendjen impulsive (nervozizmin), por në vendin ku jetojmë nuk vlen edhe aq ky rekomandim, ndaj më mirëkuptoni me këtë përgjigje vlerëso atë ҫfarë ke, aftësinë dhe jetën pas punës e cila është familja.

Pjesëtarët e familjes janë psikovampirët tanë, janë ata që na duan aq shumë por që kanë të drejtë të lëndojnë pa u menduar gjatë. Me familjarët tanë ne jemi vetvetja ndaj dhe kujdesi është mirë të ruhet për të mos nxitur konflikte që ulin stimën tonë, pasi nga momenti në moment mund të kemi shpërthimi emocionale të forta. Ndaj përpiqu të fitosh nga modeli më i mirë që ke në familje kështu do të dish sesi të reflektosh për sjelljet që ke.

Ju ka ndodhur që me njerëzit e panjohur ne kemi sjellje krej ndryshe, aq sa kur dalim nga vetvetja habitemi me veten, ose kur kemi sjellje pozitive mburremi me veten, dhe na pëlqen  gjithashtu. Por kemi dhe një tjetër ndjesi, që në fillim kemi një antipati për këtë të panjohur, kjo vjen si pasojë e një ngjashmërie me dikë që ne e urrejmë, ose intuita jonë është kaq e ndjeshme saqë menjeherë receptorët tonë e identifikojnë si njeri jo pozitiv, dhe e fundit që ka po kaq rëndësi ne tjetërsohemi edhe në saj të situatës ku ndodhemi. Mënyra më duhur është konfliktin personal dhe gjëndjen tuaj impulsive mbajeni për vete, sa më shumë e tkurr veten me e kontrolluar bëhet ndjesia që keni. Provoni të hidhni ju hapin për të buzëqeshur, dhe do të vini re se do ju kthehet, nëse ju a kthejnë me të njëjtën monedhë, qetësia jote të mos prishet.

Marrëdhënie në dashuri, skanon gjithcka, por edhe ndërlikon, pasi përplasen dy karaktere që nxisin për të prekur limitet e njëri-tjetrit. Ndaj qëndron kompesimi në një lidhje, ose kur themi janë bërë për njëri-tjetrin. Nëse ndodh kjo lidhje, mos të ngatërrojmë shpirtin binjak se nuk ekziston, atëherë mund të ndodhi që gjëndja impulsive të jetë e minimizuar pasi gjendesh me njeriun që kuptohesh dhe të admiron, e kundërta e saj është se nëse ky partner/e t’a bën ditën kaotike, je një lidhje të gabuar, jeni të dy ta padurueshëm për njëri-tjetrin.

Menaxhimi i konflitktit që ke është kaq individuale, merr frymë thellë, qartëso idetë, si do ti të sillësh ashtu vepron e pavetdiishmja jote.

Psikologe Manjola Baҫi