Ishte një kohë kur burrat vinin paruke që të ndiheshin të barabartë me gratë

50

Ka pasur momente gjatë historisë kur gratë janë vlerësuar dhe nderuar edhe më shumë se burrat. Po të ecim shumë pas në kohë do të kuptojmë se dikur kanë qenë vetë burrat ata që kuptuar e nderuar gratë.

Në Egjiptin e lashtë, gratë konsideroheshin më të larta dhe nderoheshin më shumë se sa burrat. Kjo për faktin se gruaja është nëna e të gjithëve. Për egjiptianët gruaja ishte burimi i jetës si dhe mësuesja më e mirë.

Të lashtët besonin se kur një burrë do të arrinte një sasi të lartë dijesh, shpirtërore dhe fuqie, atij do t’i lejohej të vishte një paruke me flokë të gjatë për të simbolizuar se ai kishte arritur një nivel të caktuar që e barazonte me një grua.

Në imazhin e mëposhtën janë të dy bashkë, një burrë e një grua. Ai ka paruken me flokët e gjatë duke u ndjerë i barabartë me të, ajo e mban burrin e saj, duke i dhënë forcë dhe mbrojtje.

“Pas çdo burri të suksesshëm ka një grua të fortë që e mbështet”, është thënia perfekte që mbase ka lindur prej atyre kohëve të largëta…sepse fundja çdo burrë vjen në jetë nga një grua.