“Ik se më hutove burrin”, gruaja i kërkon nënës me foshnjen në gji të largohet nga parku

37

Duket se nënat me gji e kanë të vështirë të gjejnë një vend të përshtatshëm publik për të ushqyer foshnjet e tyre. Në çdo ambjent do të jetë dikush që nuk i pëlqen pamja. Incidentet me njerëz që u kërkojnë nënave të mos ushqejnë fëmijën e tyre me gji janë të panumërta nëpër ambjente publike si bare apo restorante. Por ja që edhe në një park, një nënë është përballur me një kërkesë te çuditshme për tu larguar nga stoli sepse po hutonte bashkëshortin e gruas ngjitur për shkak të ekspozimit të gjirit. Ngjarja ka ndodhur në parkun qëndror në parkun Dartford, në Kent të Anglisë (29 km në juglindje të Londrës ku kërkesa e gruas ka ngjallur reagimin po aq të pazakontë të nënës me foshnje. Kjo e fundit përveç përgjigjes pikante, në shenjë revolte i shtrydhi gjirin në fytyrë gruas. Ngjarja ka ngjallur jo pak reagime në rrjetet sociale, ku shumë njerëz përveç batutave për nënën me fëmijë kanë kritikuar kërkesën e gruas.

Disa prej komenteve ne rrjet

“Zonjës në parkun Dartfort që mendoi se ishte e përshtatshme të ushqente me gji beben e saj ndërsa fëmija im dhe burri im lehtësisht i hutuar u ulëm aty pranë. Nuk mendoj se është e nevojshme që të reagosh në këtë mënyrë vetëm sepse të kërkova të largohesh diku në një vend më intim, duke më thënë mua të ….. ndërsa më shtrydhe gjoksin. Shpresoj të të vijë turp nga vetja”-ishte postimi i gruas që kërkoi largimin e nënës. Por nuk kanë vonuar qindra komente kryesisht nga gra që i kërkonin të zgjidhte problemin e saj me burrin që hutohet e jo të shqetësojë një nënë që ushqen foshnjen e saj me gji.

“More atë që meriton. Nëse nuk të pëlqen pamja, mos shiko. Nëse nuk ke besim tek burri, merru me këtë problem. Ajo grua ishte thjesht duke ushqyer fëmijën e saj dhe ti ndërhyre në jetën e saj dhe jo e kundërta”

“Nuk besoj të jetë serioze kjo? Një foshnje nuk mund të ushqehet sepse burri yt hutohet lehtësisht? A nuk ka parë kurrë gjoks ai? Mbase duhet tja tregosh një të tillë që ai të mos hutohet në të ardhmen. Dhe nëse është e vërtetë që ajo të shtrydhi gjoksin, kjo është e paparë dhe sapo më ndryshoi ditën, jo javën më mirë 😊”

bm